Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pranuar të kandidojë Zhaklina Peton si anëtare për Gjykatën Kushtetuese, por kandidatja është tërhequr nga kandidimi.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi: Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e e KED-së.
Pas këtij vendimi Zhaklina Peto tha për Top Channel se: Jam e befasuar. Unë i paralajmërova se do ta konsideroja dorëheqjen në rast se do vazhdonin me këtë paligjshmëri duke shkelur nenin 6 të konventës të të drejtave të njeriut. Por siç duket vetë KED paska qenë në paligjshmëri dhe ka bërë këtë veprim.
Peto paditi KED-në, pasi këta të fundit e përjashtuan nga gara për në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mosplotësim kriteresh, ndërsa tashmë bëri verifikimet për të tretën herë.
Njoftimi i KED
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:
– Zhaklina Peto.
2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës.
Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 21.12.2020.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:
·Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi i plotë dhe i zbardhur, do të publikohet i arsyetuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Top Channel