Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Ceremonia është zhvilluar në praninë e stafit të presidencës, ndërsa akti në fjalë vjen pas dorëheqjes se Hashim Thaçit.
“Dr. Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së KosovësNë përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z. Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.
Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00″, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.