• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

ZYRTARE/ Zjarri në spitalin modulor në Tetovë u mori jetën 14 personave, godina kishte probleme në strukturë

09/09/2021
in Rajon
0
ZYRTARE/ Zjarri në spitalin modulor në Tetovë u mori jetën 14 personave, godina kishte probleme në strukturë

MAQEDONI E VERIUT-Një shpërthim brenda spitalit COVID ka shkaktuar tragjedi në Tetovë! Deri më tani raportohet zyrtarisht se bëhet fjalë për 14 viktima. “Free Press”, raporton se nuk ka personel mjekësor midis viktimave që u shpëtuan nga zjarri, dhe një duzinë njerëzish u shpëtuan të gjallë nga spitali që digjej. Zjarri u aktivizua rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar, për t’u shuar vetëm pas më shumë se një ore, kohë kjo që ishte mjaftueshëm për të marrë jetën e personave që ishin të shtruar aty.

Pamje e publikuara nga mediat dhe dëshmitë e zjarrfikësve kanë treguar tmerrin që përfshiu këtë qendër spitalore një natë më parë. Në Tetovë kanë shkuar kryeministri Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski si dhe funksionarë tjerë qeveritarë. Përveç tyre ndodhen edhe dhjetëra qytetarë të cilët janë në panik për të afërmit që kanë pasur të shtruar në këtë spital modulor, pasi viktimat nuk janë identifikuar akoma.  

Të gjithë të mbijetuarit, përfshirë edhe 9 të lënduar rëndë nga zjarri, janë nisur me urgjencë për në Shkup, ku edhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor. Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por dihet se gjithçka ka nisur nga brenda spitalit. Këtë e ka konfirmuar edhe numri dy i zjarrfikësve të Tetovës, por shtoi se hetimet do të zbulojnë gjithçka.

Spitali modular ishte ndërtuar vetëm pak kohë më parë për trajtimin e të sëmurëve me COVID dhe materiali me të cilin ishte ndërtur u përfshi shumë lehtë nga flakët, ndërkohë që kishte dhe probleme të tjera në strukturë, për të cilën firma ndërtuese ishte vënë në dijeni. Por nuk veproi. Duke e lënë kështu funksional spitalin për të infektuarit nga pandemia.  Nga ana tjetër, “Free Press” shkruan se nuk bëhet fjalë për një shpërthim të bombolave ​​të oksigjenit, sepse në atë pjesë nuk ka cilindra, por vetëm një furnizim me oksigjen.

E njëjta medie shkruan se javën e kaluar është njoftuar dy herë policia për probleme në këtë spital dhe se zona është mabjtur vazhdimisht nën kontrolle të policisë. Prokuroria Themelore Publike në Tetovë po kryen një inspektim. Inspektimi përfshin tre prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, të cilëve iu bashkuan edhe dy prokurorë të tjerë publik nga Prokuroria Publike e Shkupit. Ekipi prej pesë prokurorësh, së bashku me ekipet e institucioneve kompetente, po ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

Tragjedia ka sjellë edhe reagime të shumta si nga politika lokale e ajo shqiptare. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë shprehur ngushëllimet.

Tags: 14 viktimaalbanewstetovezjarri ne spitalin modular
Previous Post

Plagosi dy vëllezërit pas sherrit për pronat, policia arreston autorin e dyshuar në Shkodër

Next Post

Tragjedia në Tetovë/ Manastirliu bisedë me homologun Filipçe: Gati për të ndihmuar me të gjitha mundësitë e burimet tona

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Ogerta Manastirliu

Tragjedia në Tetovë/ Manastirliu bisedë me homologun Filipçe: Gati për të ndihmuar me të gjitha mundësitë e burimet tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.