Prishtinë- Ramiz Krasniqi, avokat i Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij dhe njëherësh biznesmenit, Albert Krasniqi, ka thënë se vrasja që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ka qenë aksidentale.
Avokati Krasniqi në një përgjigje për Insajderin ka treguar se gjendja shëndetësore e klientit të tij është e keqe, ndaj dhe nuk ka dhënë deklaratë në polici.
“Vrasja është aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje të keqe shëndetësore, i mërzitur shumë. Ende nuk e ka komentuar rastin dhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë është mbrojtur në heshtje në polici. Gjithashtu i kanë ofruar ndihmën e parë ekipet mjekësore. Ai gjindet në paraburgim në Prishtinë”, ka thënë ai.
Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditëve familjarët e tij për t’i plotësuar disa kushte, por ende nuk dihen detaje për çfarë bëhet fjalë konkretisht.