Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 103 të tjerë. Ndërkohë që 248 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 98.787.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 106.754 raste pozitive, ndërsa 2.218 persona kanë humbur jetën.