Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në renditjen vjetore të Economist Intelligence Unit (EIU) për qytetet më të jetueshme, duke e çuar Auckland në vendin e parë në vend të Vienës, e cila u rrëzua nga Top10 e qyteteve më të mira, ndërkohë që vendet ishullore të Zelandës së Re, Australisë dhe Japonisë u renditën në krye.
Kryeqyteti austriak ka udhëhequr listën që nga viti 2018. Renditja e fundit është nga viti 2019 pasi viti i kaluar u anulua. Mënyra si Zelanda e Re menaxhoi pandeminë u dha qyteteve një hov të madh.
“Bllokimi i ashpër i Zelandës së Re lejoi shoqërinë vendase të rihapet dhe u dha mundësi qytetarëve të qyteteve si Auckland dhe Wellington të shijojnë një mënyrë jetese që dukej e ngjashme me jetën para-pandemike“, tha (EIU) në një deklaratë.
“Pandemia Covid-19 ka dëmtuar rëndë jetesën globale,” tha EIU.
10 qytetet janë këto:
1. Auckland, Zelanda e Re
2. Osaka, Japoni
3. Adelaide, Australi
4. Wellington, Zelanda e Re
5. Tokio, Japoni
6. Perth, Australi
7. Zyrih, Zvicër
8. Gjenevë, Zvicër
9. Melbourne, Australi
10. Brisbane, Australi