Maqedoni e Veriut- Një tërmet me magnidutë 5.5 i shkallës Rihter ka lëkundur vendin gjatë orës 04:54 të mëngjesit të sotëm.
Epiqendra e tërmetit është në fshatin Leunovo të Mavrovës, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe përreth.
Sipas institutit të sizmologjisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë, Bullgari dhe Serbi.