Konferenca për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e cila u paralajmërua që do të niste ditën e sotme, në orën 11:00 është shtyrë. Në një njoftim të Dhomës së Specializuar thuhet se konferenca do të nisë pas 45 minutave.
Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor dhe në po të njëjtën ditë u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në Hagë, ku u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.