Rritet sërish numri i viktimave dhe i rasteve të reja në Kosovë, ku janë shënuar 15 raste të vdekjes dhe janë testuar si pozitive 775 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten se rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.903 mostrave të dyshimta për SARS CoV-2.
Tanimë numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 37.028, kurse i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 963.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 553 pacientë nga COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 22.690.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 (78 vjeç), Gjilan 1 (80 vjeç), Klinë 1 (76 vjeç), Suharekë 1 (77 vjeç), Pejë 2 (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 (72 vjeç), Gjakovë 1 (69 vjeç) dhe Podujevë 1 (87 vjeç).
Ndërkohë, rastet pozitive janë shënuar në komunat Prishtinë 306, Mitrovicë 64, Gjakovë 40, Ferizaj 38, Fushë-Kosovë 37, Gjilan 35, Prizren 30, Podujevë 29, Vushtrri 21, Lipjan 20, Pejë 20, Viti 20, Obiliq 16, Drenas 15, Skenderaj 13, Kaçanik 12, Shtime 11, Suharekë 9, Malishevë 7, Klinë 5, Rahovec 5, Deçan 4, Istog 4, Kamenicë 4, Dragash 3, Graçanicë 2, Novobërdë 2, Zubin-Potok 2 dhe Junik 1.