E ftuar në emisionin “Rudina”, astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit. Ajo ka bërë një renditje nga shenja më pak e favorizuar deri tek shenja më me fat, duke theksuar se muaji maj do të jetë një muaj i mirë për të gjithë.
Renditja e shenjave sipas Meri Shehut:
Luani
Luani duke qenë se është shenjë e zjarrit, elementët ujë dhe tokë që do të mbizotërojnë në muajin maj nuk janë në natyrën e tyre, por kjo nuk do të thotë që Luani nuk do të ketë përparësi dhe fat. Do kenë fat në art ose në kritikat e mira që do të fillojnë t’u bëhen. Deri tani janë kritikuar shumë në punë nga bashkëpunëtorë të ndryshëm dhe tashmë çlirohen nga antagonizmi dhe fillojnë marrin më shumë energji pozitive. Do të kenë edhe ndryshim shtëpish ose bashkëjetesa të mira. Madje, Luanët janë të favorizuar për të lindur fëmijë gjatë muajit maj. Në datën 26 maj hapet edhe jeta e tyre erotike dhe bëhen më impulsivë. Nga ana ekonomike mund të fitojnë gjyqe që kanë të bëjnë me divorce ose kredi bankare.
Bricjapi
Bricjapët me hënën e re, datat 11, 15, 16 maj do t’i kenë shumë të mira. Fillojnë një jetë të re, njohin dikë në jetën personale. Hapen, bëhen më sharmantë, më të kërkuar, më produktivë dhe madje mund të blejnë edhe një pronë. Ose mund të bashkëpunojnë me të afërmit e tyre. Duke qenë se është një shenjë toke, do krijojnë një bazë të mirë pronësish, shoqërie dhe argëtimi. Lekët nuk do të jenë kaq të mëdha sa ç’kanë qenë deri tani. Fillon pritet pak ai destinacioni i parave, por kjo nuk do të thotë që nuk do dinë ku të investojnë. Do bëjnë investime me njerëzit e tyre të afër, por në fshat.
Dashi
Dashët kanë pasur disa kontradikta si Marsi në Gaforre, por futet Jupiteri në shtëpinë e 12-të në shenjën e Peshqve. Ata që kanë pasur probleme shëndetësore ose kanë punuar në institucione që lidhen me shëndetësinë, fillojnë qetësohen. Marrin një energji pozitive dhe puna e tyre i çliron nga pengesat. Dashët fillojnë edhe një rrugë të re ekonomike, shumë pozitive në këtë periudhë, sepse hëna e re në shenjën e Demit jep një perspektivë të re ekonomike. Kam edhe një takim me një njeri të rëndësishëm, me pushtet, kryesisht në eklipsin hënor në datë 26 maj. Edhe udhëtimet do të bëhen shumë më të dukshme gjatë këtij muaji, sidomos për ata që janë larg dhe rikthehen.
Shigjetari
Shigjetarët kanë eklipsin hënor në shenjën e tyre dhe janë në një periudhë shumë të mirë për sa i përket ndryshimit të punës, të rutinës së përditshme. Do të vendosin për një bashkëjetesë, ndryshim ambienti, shtëpie, gjatë peridhës 13 maj dhe pas. Jupiteri futet në shenjën e peshqve, planeti i fatit ndryshon pozicion nga Ujori, kalon tranzit për dy tre muaj në shenjën e peshve dhe i ndryshon komplet situatat e deritanishme në lidhje me shenjat. Kjo do të thotë që për Shigjetarët kemi ose dalje jashtë për të jetuar jashtë vendit, ose ndryshim shtëpie, ose rregullim në ambientin e shtëpisë ku janë me një bashkëjetesë të re.
Binjakët
Binjakët kanë një muaj maj shumë të fuqishëm. Me pozicionimin e Jupiterit në shenjën e Peshqve, do të marrin iniciativën për të ndryshuar punën, karrierën dhe do të fusin ide të reja në jetën e tyre. Do ta kenë këtë energji për të bërë një ndryshim të madh. Shumë binjakë do të ndryshojnë atë që bëjnë deri tani. Idetë e tyre do të jenë të tillë që do të mposhtin edhe atë çfarë kanë bërë deri tani. Nga ana emocionale do të jenë pak si “zogj në kafaz”, sepse është hëna e re në Dem dhe është një shtëpi që nuk i favorizon shumë. Por përsëri ky vitalitet do të lidhet më shumë me punën, karrierën dhe të ardhmen e tyre. Kurse eklipsi hënor në datën 26 maj, në atë marrëdhënie martesore që kanë pasur problem mund të sjellin ndarje ose mund t’i fusin në krizë.
Virgjëresha
Për Virgjëreshët do thoja që kanë pritur dhe kanë duruar shumë dhe më duket se muaji maj është muaji më i mirë i pritshmërive të tyre. Sidomos në një bashkëpunim të rëndësishëm që do të futen, ose me jetën perosnale ku shumë Virgjëresha do të martohen. Është muaji më i rëndësishëm për një martesë. Ose një njohje shumë e mire që ata seriozisht do ta deklarojnë në martesë. Ky është një muaj i mbarë edhe me punët që lidhen me jashtë vendit, me investime apo çështje bankare. Do shkëputen nga ajo rutina e lodhshme ose ankthi i jetës së përditshme.
Peshorja
Peshoret do të fitojnë shumë para dhe janë para që u vijnë vetëm njëherë. Pra, mundësinë duhet ta kapin. Hëna e re në shenjën e Demit, i favorizon shumë në fushën e bashkëpunimit duke i sjellë para të papritura. Dhe këto para fillojnë i stimulojnë më mirë në investime dhe mundësi shumë të rëndësishme në jetën e tyre. Do të kenë edhe shumë udhëtime të cilat do të jenë më shumë të dukshme në eklipsin hënor në shenjën e Shigjetarit. Do kenë shumë ide, lëvizje, propaganda të ndryshme dhe filozofi të mira për të rregulluar jetën e tyre. Peshoret mun dtë konkurojnë në biznes hd enë karrierë. Është momenti të krijojnë një biznes të tyrin dhe të konkurojnë me të. Por bie tendenca e konkurimit. Mos të kenë frikë dhe të marrin riskun të konkurrojnë. Është Marsi në shtëpinë e 10-të të tyre në gaforre dhe u jep tendencën e antagonizmit port ë konkurencës. Me konkurencë mund të dalin në biznese të rëndësishme dhe të suksesshme. Do kenë fat në kreditime të ndryshme, në çështje ligjore, të cilat i lehtësojnë në të dhëmat e tyre ekonomike.
Ujori
Lekë i frikshëm në kuptimin e mirë. Pas datës 11 maj, vjen fati dhe paraja. Vijnë pas të gjitha veprimtaritë që kanë bërë dhe që kanë pretenduar gjëra të mira në jetën e tyre. Pritet një lekë i paparë. Ata ujorë që kanë ndryshuar shtëpinë, e stopojnë dëshirën për të ndërruar shtëpi dhe do të nisin të arredojnë shtëpinë e tyre. Do mërziten pak ujorët, sepse dikush i afërt i tyre mund të fejohet apo martohet dhe do t’ju vijë e papritur. Por do ta kalojnë edhe këtë gjë. Do ta pranojnë martesën e dikujt të afërm. Dhe vetë ujorët kanë tendenca të nisin një bashkëjetesë.
Demi
Për Demin, mund të themi fjalët më të mira për momentin, sepse janë shenjë e tokës dhe hëna e re ndodh në shenjën e tyre. Kemi fillime të reja, por kemi edhe realizimin e një ëndrre të tyre në një marrëdhënie që kanë vuajtur shumë ose kanë harxhuar energji. Mund të rikthehen me fitore në jetën e tyre personale. Do të kenë edhe diçka të re pas datës 11 maj, në çështjet e jetës personale. Demi është një nga shenjat me fat, sepse edhe urani e hëna janë në shenjën e tyre. Pak kujdes me çështjet ligjore dhe ekonomike pas datës 26 maj me eklipsin hënor. Duhet të shikojnë me kujdes edhe ndonjë sekret që mund të dalë. Do jetë gjithashtu muaji më argëtues nga të gjithë muajt e tjerë.
Peshqit
Peshqit, më në fund, do të marrin një shijë shumë të rëndësishme për atë çfarë do të ndodhë në 2022 pasi futet Jupiteri në shenjën e tyre. Kur futet planeti i fatit në shenjën tënde nuk ndodhin gjithmonë gjërat më të mira. Mund të ndodhin dhe gjëra që nuk koncepton si të mira por e kanë të mirën mbrapa. Është një periudhë 12-vjeçare që fillon dhe i zbërthen peshqit për mirë. Të mira dhe të këqijat që sjell kjo periudhë janë shumë të mira sepse rregullojnë jetë pas shumë bllokimesh. Fillon një epokë e re në muajt e verës.
Akrepi
Jupiteri në Peshk, sjell muajin më erotik për Akrepin. Muaji më fatlum dhe në marrëdhënie personale, me fëmijët, në atë çfarë kanë pritur gjithmonë në jetën e tyre. Nëse do duan të martohen do martohen, nëse do duan të ndahen do të ndahen, nëse duan të lidhen do lidhen. Ajo çfarë dëshirojnë ata në këtë periudhë, është ajo që do të ndodhë. Do të ketë bashkëpunime të reja, partneritete të reja, punë të reja dhe propozime të reja. Hëna e re është përballë shenjës së tyre dhe sjell fillime të reja. Duhet pak kujdes me eklipsin në shenjën e shigjetarit sepse prek pak të dhënat e tyre ekonomike.
Gaforrja
Gaforret kanë Marsin në shenjën e tyre, hënën e re në shenjën e Binjakëve, uranin nga Demi duke bërë një treshe të bukur planetesh. Gaforret do të jenë në muajin më të mirë të vitit të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të bërë realitet ato gjëra që kanë dashur gjithmonë. Është një muaj plot shkëlqim. Përderisa asgjë nuk është e prerë me thikë, nuk do të doja që vëmendja të jetë në punën që do bëjnë. Është një nga muajt më me fat në shenjën e Gaforres. Eklipsi hënor në Shigjetar është pika e dobët tek gaforrja këtë muaj. Mund të nxjerrë një sekret apo mund të ketë një prapaskenë rreth datës 26 maj.