• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

A ka mashtrim me vdekjet nga Covid? Meta: Prokuroria të hetojë, të shkundë institucionet

23/11/2020
in Politikë
0

Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në “ABC” përballë gazetarit Endri Xhafo komentoi deklaratën e Lulzim Bashës, që akuzoi qeverinë se ka fshehur numrin e viktimave nga koronavirusi. Kreu i shtetit i kërkoi prokurorisë që të hetojë denoncimin e bërë nga opozita.

“Mendoj se prokuroria, i detyrohet popullit për të hetuar dhe për të verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga kryetari i opozitës, Basha që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje prokurorisë për të hetuar nëse ka pasur manipulim. Për ne është e rëndësishme, derisa të mbërrijë vaksina e vërtetë, më e mira për të përballuar këtë pandemi, është profesionalizimi, transparenca dhe besimi i publikut dhe kjo duhet të kërkohet nga qeveria dhe vetë kryeministri për një mbështetje sa më efektive nga të gjithë këtë periudhë të vështirë dhe dramatike” tha ai.

Presidenti tha më tej, se hetimi do të ndihmonte për të shkundur institucionet.  “Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit, duhet të hetojë edhe një falsifikim të thjeshtë, dhe jo në rastin kur ka një akuzë publike për një cështje të madhe që ka të bëjë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Hetimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur por edhe parandalimin në të ardhmen dhe kjo do të ndihmonte për një shkundje të gjitha institucioneve, një bashkëpunim më efektiv, më të përgjegjshëm për të përballuar pandeminë”.

Por, Ilir Meta, çfarë e cilëson, manipulim apo është cështje metodologjie e llogaritjes? “Për cështjen e metodologjisë mund të kishit pyetur drejtorin tim të ri të kabinetit, Panaritin, por unë mund të them se qeveria dhe kryeministri nuk janë në nivelin e duhur të përgjegjësisë qeveritare dhe personale në përballimin e pandemisë, madje nuk kanë qenë as në fillim të këtij procesi, ku unë kam bërë të gjitha përpjekjet duke mbledhur edhe këshillin e sigurisë për një klimë konsensusi dhe bashkëpunimi.

U bënë shumë përpjekje për ta mbajtur situatën sa më të qetë, por për fat të keq nuk u ndoqën rekomandimet e OBSH-së, opozitës dhe presidenti prej kohësh, që kishin të bënin me rritjen e testimeve, gjurmimit dhe mbajtjes në kontroll dhe përgatitjen për valën e dytë, se u krijua ideja që me ngrohjen e temperaturave do të vendosej në kontroll dhe nuk u shfrytëzua si duhet kjo periudhë, duhet të ishim mbi 2 mijë shtretër, jo vetëm në Tiranë por edhe në spitalet rajonale, duhet të ishin pajisjet përkatëse, të oksigjenit, duhet të ishin porositur nga shteti” tha Meta.

“Unë nuk mund të them në mënyrë absolute që ka, apo që nuk ka, por derisa kryetari i opozitës ka dhënë disa evidenca dhe ka qenë i hapur, nuk më mbetet mua të jem hetuesi apo gjykatësi i vërtetës. Kam shumë respekt për mjekët, edhe sikur të kishte probleme” tha më tej Ilir Meta. Një ditë pas denoncimit, mjekët reaguan kundër Lulzim Bashës, të thuash që janë të blerë nga Edi Rama? “Jo nuk e  mendoj” tha Meta.

Më pas kreu i shtetit u ndal te denoncimet e vetë mjekëve. “Por të mos më bëjnë përshtypje deklarimet e një mjeku të njohur si Arjan Mezini, nuk mendoj kurrë për aq sa e njoh, se ai mund të bëjë deklarata spekulative apo kam vënë re shqetësimin e një mjeku, i cili është në stresin e pamundësisë për të ofruar të gjithë personave që kanë këto probleme shqetësimin e duhur, ose dje apo pardje pashë postimin e një mjeku urgjence, mendova se mos është ndonjë “fakename”, që nuk ekziston, por verifikova se është një njeri serioz dhe i përgjegjshëm, kemi raste dhe të afërm që ndërhyjmë, që ndeshin vështirësi të mëdha në këtë proces. Sado mirë qeveria të ishte organizuar, kjo është një fatkeqësi dhe nuk mund ta akuzojmë për këtë gjë, por që të çmojë, bëjë përpjekje për konsensus, me ekspertët e opozitës, ti thuash një mjeku që është në detyrë që flet si komentuar sportiv, kjo nuk është e mençur” tha ai.

Tags: albanewscovidhetimmeta vdkje prokuroriaPolitike
Previous Post

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit/ VOA: Trafikantët po ndryshojnë strategji…

Next Post

Dy vjet pa pushtet gjyqësor, Muçi: Reforma në Drejtësi po kthehet në problem për demokracinë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Dy vjet pa pushtet gjyqësor, Muçi: Reforma në Drejtësi po kthehet në problem për demokracinë

Dy vjet pa pushtet gjyqësor, Muçi: Reforma në Drejtësi po kthehet në problem për demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Marko Bello

    I infektuar me COVID-19, ndërron jetë në Turqi ish- deputeti i PS-së, Marko Bello

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Stil avangarde në ngjyrë të zezë/ Rama ‘nuk kursehet’ për vizitën në Vlorë, zgjedh xhaketën ‘modeste’ për të inspektuar punimet në Lungomare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • DETAJET tronditëse/ Kufomat e çiftit të masakruar nga Vlora u gjetën brenda valixheve, gruaja ishte dhunuar para vrasjes, mungojnë disa gjymtyrë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VIDEO/ Grushte dhe shkelma në mes të Tiranës, momenti kur Finemi godet Don Xhonin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PËRPLASJE FIZIKE/ Meta konfortohet me policinë bashkiake: Dilni jashtë ose do t’ju fus në burg me duart e mia! (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.