• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit/ VOA: Trafikantët po ndryshojnë strategji…

23/11/2020
in Aktualitet
0
Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit/ VOA: Trafikantët po ndryshojnë strategji…

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit. Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2020, tendenca për kultivimin e kanabisit ka qenë në rritje.

Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, për periudhën janar-gusht 2020 tregojnë se janë asgjësuar më shumë se 104,500 rrënjë drogë, janë kapur më shumë se 5,5 ton kanabis i gatshëm për shitje si dhe janë shënuar 1,422 vepra penale në fushën e drogave.

Shifrat e 8 muajve të parë të vitit 2020 janë më të larta se viti 2019 i marrë në tërësi gjatë së cilit u asgjësuan 90,175 bimë narkotike apo thënë ndryshe, sa totali i viteve 2017 dhe 2018 të marrë së bashku, gjatë së cilëve u asgjësuan 103 mijë bimë kanabisi.

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve më 11 maj 2020 shprehu shqetësimin për rritje të kultivimit të kanabisit e teksa përmendi dhe qarqet më problematike nënvizoi se Policia e Shtetit nuk ka dokumentuar shkaqet e kësaj tendence.

“Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet Krujë, Vlorë, Gjirokastër, ndoshta Shkodra ku problemet janë konstante. Pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokurorisë, por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandaluese nga ana e tyre në këto qarqe” – u shpreh Çela.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjithashtu, në një deklaratë të ngjashme me kryeprokurorin Çela, më 29 maj, pranoi se tendenca për kultivimin e kanabisit ishte në rritje teksa theksoi se me të njëjtin trend po ecte edhe përpjekja e policisë për asgjësimin e tij.

“Po është e vërtetë, tendenca është në rritje edhe këtë vit, tendeca për kanabisin është në rritje, por shifrat e policisë për goditjen janë në rritje. Pushteti vendor dhe prefektët duhet të marrin më shumë përgjegjësi sepse në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Të gjithë aktorët e tjerë të marrin përgjegjësi. Trafikantët kanë ndyshuar strategji, mbjellin në pyje të larta malore dhe mes pyjesh dhe në toka pa pronar” – u shpreh Veliu.

Edhe gazetarja Anila Hoxha, pohon gjithashtu se trafikantët po ndryshojnë strategji, ndërsa thotë se ka një përqendrim shqetësues në zonën e Dukagjinit

“Kanabis-sativa sërish është kultivuar dhe ka qenë e pamundur për t’u asgjësuar pasi grupet kriminale kanë gjetur forma të reja, ku përfshihet edhe kultivimi i bimës narkotike në sera, kultivimi i bimës narkotike në terrene të pa aksesueshme. Dukagjini, është kthyer tashmë në një problem shumë të madh, në një mini-Lazarat”, shprehet gazetarja Anila Hoxha.

Kanabizimi i vendit në thuajse gjithë territorin e tij në vitin 2016, largimi i ish-ministrit, Saimir Tahiri dhe ardhja në krye të Ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafës, u shoqërua edhe me nisjen e zbatimit të “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit” i cili pati për qëllim reduktimin deri në shmangien totale të kultivimit të lëndës narkotike në vend.

Tre vite nga nisja e “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit”, shifrat e raportuara nga Policia e Shtetit nuk janë edhe aq optimiste sa pritshmëritë e iniciativës.

“Të thuash që Shqipëria nuk do ketë më asnjë rrënjë bime narkotike kanabis sativa është një mision i pamundur, shumë i vështirë dhe që të arrihet kjo do duhej e para një bashkëpunim mes të gjithëve, që nga polica deri te institucionet në fushën e mjedisit” – thkeson Hoxha.

Për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Arjan Hoxhaj, Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit nuk përmbushi pritshmëritë.

“Nuk kemi një minimizim të kultivimit të lëndëve narkotike. Policia jonë e ka të pamundur zerimin e e tyre. Kjo do të ishte idelaja, por një gjë të tillë nuk e kanë arritur as polci shumë here më të zhvilluara se policia jonë që kanë një teknologji, teknika, aftësi dhe burime njerëzore disa here më të kualifikuara” – argumenton Hoxhaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës në Kuvend më 15 tetor, mohoi që kanabisi të ishte më fenomen në vend teksa argumentoi se ai kultivohej në mënyrë sporadike.

“Viti 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit të suksesshëm të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Fenomeni i kanabisit në Shqipëri ka marrë goditje shkatërrimtare, tashmë në vend nuk mund të flitet më për një fenomen, por vetëm për tentativa të izoluara për kultivim apo trafikim” – u shpreh Lleshaj.

Studiuesi Arben Malaj, ka ne tjeter aryetim mbi ketë ceshtje. Zoti Makaj thekson seshpeshherë njerëzit orientohen drejt kultivimit të kanabisit për shkak të kushteve të diktura nga vështirësitë ekonomike, duke theksuar se politikat ekonomiko-sociale kanë dështuar.

“Varfëria është nëna e krimit. Kjo ka lidhje sidomos me zonat e varfra në të cilat kultivohet kanabisqoftë edhe për shkak të dështimit të politikave tona për të krijuar opcione të tjera zhvillimi në këto zona të tjera të vendit. Asnjë individ, asnjë familje, asnjë biznes dhe asnjë shtet nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirsues në qoftë se toleron apo mbështët indirekt ekonominë informale” – shprehet Malaj.

Ndërkohë që Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit përmbyllet në fund të këtij viti,Policia e Shtetit, herë pas here raporton për bllokim të kanabisit të gatshëm për shitje, po ashtu edhe për asgjësim të bimëve të kultivuara.

Tags: albanewscovid19kultivimi i cannabis sativa
Previous Post

Ministria e Kulturës kërkon futjen e 4 trashëgimive kulturore në UNESCO! Mes tyre ‘Xhubleta’ dhe ‘vallja e Tropojës’

Next Post

A ka mashtrim me vdekjet nga Covid? Meta: Prokuroria të hetojë, të shkundë institucionet

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post

A ka mashtrim me vdekjet nga Covid? Meta: Prokuroria të hetojë, të shkundë institucionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Marko Bello

    I infektuar me COVID-19, ndërron jetë në Turqi ish- deputeti i PS-së, Marko Bello

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Stil avangarde në ngjyrë të zezë/ Rama ‘nuk kursehet’ për vizitën në Vlorë, zgjedh xhaketën ‘modeste’ për të inspektuar punimet në Lungomare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VIDEO/ Grushte dhe shkelma në mes të Tiranës, momenti kur Finemi godet Don Xhonin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • DETAJET tronditëse/ Kufomat e çiftit të masakruar nga Vlora u gjetën brenda valixheve, gruaja ishte dhunuar para vrasjes, mungojnë disa gjymtyrë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PËRPLASJE FIZIKE/ Meta konfortohet me policinë bashkiake: Dilni jashtë ose do t’ju fus në burg me duart e mia! (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.