Kosova tashmë është përballë sfidës së zgjedhjes së një Presidenti të ri pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti.
Vjosa Osmani ka marrë përkohësisht detyrën e Presidentit, ndërsa partitë politike duhet të zgjedhin zëvendësuesin e ri. Përplasja më e madhe është mes LDK- AAK. Kjo e fundit dje nëpërmjet ministrit të drejtësisë, Selim Selimi ka konfirmuar se për kandidat për president mbështesin vetëm Ramush Haradinajn.
“AAK me vullnetin e deputetëve që ka në Kuvend, është zotuar që do ta përkrahë vetëm kandidatin për president. Ramush Haradinaj”, tha Selimi
Nga ana tjetër kohë më parë, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka zbuluar se kandidat mund të jetë edhe Isa Mustafa. Vjosa Osmani nuk ka të drejtë ta mbajë më shumë se 6 muaj postin e Presidentit prandaj partitë do të vendosen në lëvizje për të arritur edhe në një marrëveshje.