• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Akuzat e kreut të PD për fshehje të vdekjeve nga Covid/ Reagon MSH: Ftojmë Bashën që të ballafaqohet me autoritetet!

20/11/2020
in Politikë
0
Akuzat e kreut të PD për fshehje të vdekjeve nga Covid/ Reagon MSH: Ftojmë Bashën që të ballafaqohet me autoritetet!

Pas akuzave të bëra dje nga kreu i PD-së Lulzim Basha për fshehje të numrit real të vdekjeve nga Covid-19 në Infektiv, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përmes një daljeje për mediat, zëvendësministri Albert Nikolla e ka ftuar kryedemokratin që “të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve”.

Nikolla shtoi se deklarata e kreut të selisë blu “cenon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë”.

Deklarata e plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale solidarizohet me mjekët e vijës së parë të frontit kundër Armikut të Padukshëm, të cilët gjenden qysh mbrëmë nën një akuzë jo vetëm të shëmtuar politike, por edhe të rrezikshme për bluzat e bardha!

Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cënon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë. Eshtë e paimagjinueshme që ndërkohë që qeveria ka bërë gjithçka për paralizimin e burimeve të dhunës fizike ndaj mjekëve në këto vite, sot opozita ta stimulojë këtë dhunë me një akuzë të tillë e cila fajëson direkt ata, sepse janë mjekët dhe askush tjetër që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartelat mjekësore të pacientëve.

Si mund të imagjinohet që të gjithë mjekët tanë të jenë të përfshirë në një manipulim që edhe ta parafytyrosh duhet një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që ata kanë përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore për çdo kartelë mjekësore?!

MSHMS u shpreh keqardhjen më të madhe dhe mbështetjen më të fortë mjekëve të Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët e ngritën zërin për ta hedhur poshtë me forcën e dinjitetit të tyre akuzën e zotit Basha. Keqardhje sepse pasi janë gjendur në mënyrën më të pamerituar, përballë akuzave të pabazuara, të paargumentuara, dashakeqe në adresë të tyre, sot janë detyruar të bëjnë edhe një deklaratë publike në adresë të politikës, në vend se të paktën të mos sulmohen nga politika në misionin e tyre.

Çdo humbje jete është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por edhe për stafet tona mjekësore, të cilat punojnë çdo ditë, orë e pa orë, në luftë me vdekjen, për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Por është jonjerëzore që politika të trazojë shpirtrat e lënduar të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, duke ngritur një dyshim kaq të rëndë për integritetin e mjekëve tanë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rifton zotin Lulzim Basha dhe këdo tjetër për llogari të tij, që të vijë e të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve.

Për sa na takon, ne do të vazhdojmë të komunikojmë me korrektësi dhe transparencë me qytetarët shqiptarë, siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj pandemie, cdo informacion të raportuar nga strukturat tona, duke kërkuar besim, mirëkuptim, durim në kushtet e kësaj lufte kaq sfiduese për mbarë globin.

Tags: akuzamshvdekjet pd
Previous Post

INVESTIGIMI/ Kurimi i COVID në Turqi, shqiptarët shpenzuan rreth 19 milionë euro! 565 chartera u nisën nga Rinasi! Flasin ekspertët…

Next Post

Pipero në krah të mjekëve: Nuk mund të fshehim vdekjet. S’kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi

Related Posts

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ilir Meta: Do kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe vizion

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ilir Meta: Do kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe vizion

28/05/2022
“Mos”/ Anëtarët e PD e marrin live lajmin e ndarjes nga jeta të Nishanit

“Mos”/ Anëtarët e PD e marrin live lajmin e ndarjes nga jeta të Nishanit

28/05/2022
Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët

28/05/2022
LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë ish-Presidenti, Bujar Nishani

LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë ish-Presidenti, Bujar Nishani

28/05/2022
Berisha sulmon Bashën nga Këshilli Kombëtar: Në 8 vite udhëheqje dështake dhe me pazare me qeverinë

Berisha sulmon Bashën nga Këshilli Kombëtar: Në 8 vite udhëheqje dështake dhe me pazare me qeverinë

28/05/2022
Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s

28/05/2022
Next Post
Pëllumb Pipero

Pipero në krah të mjekëve: Nuk mund të fshehim vdekjet. S’kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mblidhet Bordi i Transparencës, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U ekzektua teksa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

28/05/2022
Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

28/05/2022
Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

28/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.