• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pipero në krah të mjekëve: Nuk mund të fshehim vdekjet. S’kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi

20/11/2020
in Aktualitet
0
Pëllumb Pipero

Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero është rreshtuar në krahë të mjekëve në debatin për numrat e fataliteteve në vend nga COVID-19. I ftuar në News24, në rubrikën “Opinion”, Pipero e cilësoi deklaratën e shefes së Infektivit Najada Çomo, zyrtare dhe profesionale. Ai tha mjekët nuk mund të fshehin vdekjet duke sqaruar dhe se çfarë ndodh me pacientët që humbin jetën.“Ne mjekët e kemi shumë të vështirë të komentojmë të vdekurit dhe vdekjen sepse punojmë deri në çastin e fundit për t’i mbajtur në jetë dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur na ndodh, dhe ndiejmë shumë më tepër dhimbje kur përmendet.Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve por duhet të them që mjeku që e ndjek pacientin, azhornon kartelën, përshkruan sëmundjen deri tek shkaku i vdekjes. Ky dokument shoqëron pacientin deri në morg. Në këtë aspekt është e pamundur të fshihet vdekja apo të fshehim vdekje ne mjekët. Nuk mundet të fshehim vdekjen”, deklaroi Pipero.

Ai tha se deklarata e dr. Najadës nuk lë vend për të aluduar gjëra të tjera. “Sapo e tha që aty janë kartelat mund të hetohen. Nëse ka dyshime të bazuara mund të hetohen. Kartela mban gjithçka lidhet me historikun e pacientin. Të sëmundjeve, të trajtimit në kushte spitali dhe të shkakut të humbjes së jetës. Çdo kartelë plotësohet me përgjegjësi për gjithçka që lidhet me sëmundjen aktuale dhe ato bashkëshoqëruese”, tha Pipero.

Sipas tij, ka pacientë për shumë arsye klinikisht, imazherist shkon COVID por është bërë tamponi dhe rezulton negativ. “Në gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Bëhet 4-5 tamponë. Unë nuk kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi. Nuk e them dot sepse kjo është si të thuash bashkëdakordësimi mbarë për sa i përket konfirmimit të tamponit. Nëse ka një diskordancë mes këtyre rasteve vlen për t’u diskutuar. Ne vdekjet nuk i fshehim dot.
Në të gjitha rastet thuhet erdhi me suspect COVID ose me COVID.
Në rast se unë nuk e konfirmoj pozitiv me tampon nuk them dot COVID. Unë kam propozuar herët që të vëmë suspect COVID duke sjellë ngjashmërinë nga vendet e tjera. Ata i thoshin virozë ose suspect COVID se në fund të fundit virozë është. Arsyetimi nëse ishte ashtu apo kështu lë vend për të diskutuar por është një debat profesional që duhet të vijë në përputhje me direktivat e OBSH”, deklaroi Pipero.

Tags: akuzacovidpdpiperoraportimi i vdekjeve
Previous Post

Akuzat e kreut të PD për fshehje të vdekjeve nga Covid/ Reagon MSH: Ftojmë Bashën që të ballafaqohet me autoritetet!

Next Post

Turqi, hyn në fuqi shtetrrethimi antiCovid-19

Related Posts

“Momenti më i vështirë i jetës”, deputeti Sinaj përlotet në studio

Vitet ’90 dhe kthimi nga emigracioni, deputeti Vullnet Sinaj tregon si nisi Big Market

21/01/2021
20 vite në biznes, deputeti Sinaj: Ortakët janë çelësi i suksesit

20 vite në biznes, deputeti Sinaj: Ortakët janë çelësi i suksesit

21/01/2021
“Momenti më i vështirë i jetës”, deputeti Sinaj përlotet në studio

“Momenti më i vështirë i jetës”, deputeti Sinaj përlotet në studio

21/01/2021
Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

21/01/2021
Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë

21/01/2021
Foto ilustruese

Plagosi vëllain me thikë, arrestohet 38- vjeçari në Vlorë

21/01/2021
Next Post
Turqi, hyn në fuqi shtetrrethimi antiCovid-19

Turqi, hyn në fuqi shtetrrethimi antiCovid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Rindizet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë pas aleancës me Emiratet e Bashkuara, Ankaraja jep alarmin

Greqia zgjerohet zyrtarisht 12 milje në Jon, Turqia paralajmëron: Mos guxoni!

21/01/2021
Italia ka probleme që paratë, nuk mund t’i zgjidhin dot

Italia ka probleme që paratë, nuk mund t’i zgjidhin dot

21/01/2021
Trump dhe Biden

Çfarë i shkroi Trump? Joe Biden: Letra ishte bujare, nuk do të flas derisa…

21/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.