• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Arratisja e Riljon Lalës nga Komisariati/ SHÇBA procedon penalisht shtatë punonjës policie

05/01/2021
in Kosova
0
FOTO/ Ky është 30- vjeçari që u arratis sot nga komisariati në Tiranë

Tiranë- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka proceduar shtatë punonjës policie të Komisariatit numër 1 pas arratisjes së 30-vjeçarit Riljon Lalaj, mëngjesin e djeshëm.

Në një komunikatë zyrtare SHÇBA bën të ditur se dyshohet se punonjësit kanë shkelur procedurat standarde të punës të vendosura për rastet e shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve nga Dhomat e Izolimit në ambiente të tjera, duke mos zbatuar me korrektësi dhe duke sjellë si pasojë largimin.

I riu u arratis mëngjesin e djeshëm në momentin kur po i merreshin shenjat e gishtave, para se të dërgohej në gjykatë për masë sigurie.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë ka kryer veprimet e para hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 4 janar, ku shtetasi R.L., 30 vjeç, i arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, në shoqërim e sipër nga Patrulla u largua nga ambientet e Komisariatit Nr. 1, teksa po kryheshin procedurat për marrjen e gjurmëve të gishtave.

Në vijim të veprimeve paraprake, nga dinamika në bazë të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pamjeve filmike, deklarimeve të marra punonjësve të Policisë, si dhe pas komunikimit me prokurorin e Prokurorisë Tiranë, SHÇBA ka referuar materialet procedurale në gjendje të lirë, për 7 punonjës policie:

  • Inspektor M.B., 60 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin e Ruajtjes së Rendit dhe Patrullës së Përgjithshme;
  • Inspektor M.Xh., 53 vjeç, Nd/specialist në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë;
  • Inspektor Gj.F., 51 vjeç, Nd/specialist në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë.

Ata dyshohet se kanë shkelur procedurat standarde të punës të vendosura për rastet e shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve nga Dhomat e Izolimit në ambiente të tjera, duke mos zbatuar me korrektësi dhe duke sjellë si pasojë largimin e shtetasit R.L.

  • Inspektor A.D., 51 vjeç, Përgjegjës në Dhomat e Paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë;
  • Komisar R.Sh.,45 vjeç, Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë;
  • N/Komisar Gj.Gj., 47 vjeç, Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë.

Duke qenë në rolin e menaxherit ata kanë përgjegjësi për ushtrimin e kontrolleve dhe forcimin e disiplinës për zbatimin e rregullores së shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve në dhomat e shoqërimit, gjatë lëvizjes së tyre.

  • Inspektor F.K., 50 vjeç, Laborant i Policisë Shkencore në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë.

Në cilësinë e laborantit kriminalist, ka përgjegjësi të respektojë kërkesat e procedurave standarde gjatë marrjes së gjurmëve të gishtave në ambientet e Komisariatit ndaj shtetasve të arrestuar.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, në gjendje të lirë, duke iu referuar çdo funksioni për detyrat e shkelura dhe për pasojën e ardhur. Veprimtaria hetimore vijon në lidhje me dinamikën e mëtejshme të hetimit, duke synuar vlerësimin mbi detyrimet ligjore dhe përgjegjësitë e çdo punonjësi policie në çdo nivel bazuar në situatën konkrete, si dhe duke vlerësuar shkallën e mundshme të implikimit të strukturave, nëse ka patur të tillë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Tags: riljon lalashcba procedon 7 policeu arratis nga komisariati nr 1
Previous Post

I ftuar nga Erdogan, Edi Rama viziton Turqinë ditën e nesërme

Next Post

Sekuestrohen 29 kallëpe me eksploziv dhe 15 kapsolla detonatore në Durrës, në pranga dy kuksianët, do i shisnin për 12 mijë euro

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Sekuestrohen 29 kallëpe me eksploziv dhe 15 kapsolla detonatore në Durrës, në pranga dy kuksianët, do i shisnin për 12 mijë euro

Sekuestrohen 29 kallëpe me eksploziv dhe 15 kapsolla detonatore në Durrës, në pranga dy kuksianët, do i shisnin për 12 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.