Itali- Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e shqiptares Luljeta Heshta në Itali është arrestuar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane ndërsa thuhet po ashtu se 43-vjeçari u arrestua 12 orë pas ngjarjes. Sipas mediave, bëhet fjalë për bashkëjetuesin e saj shqiptar.
47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, të dielën në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarje duke mos u mbijetuar plagëve të marra.