• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Basha takon familjen në Kukës: Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë!

04/12/2020
in Aktualitet, Politikë, Sociale
0
Basha takon familjen në Kukës: Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Kukës është takuar me familjen e Myrteza Isiberit, 3 djemtë e të cilit janë emigrantë.

Basha shprehet se ‘të rinjtë si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.’

Basha thekson se gjatë viteve të qeverisjes së tij, Rama e ka lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Postimi i plotë:

Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.

Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.

Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin.

Basha bisedoi për disa minuta me zotin Isiberi i cili iu ankua kreut të opozitës për faktin që emigracioni po i merr të të rinjtë kuksianë që nuk gjejnë mundësi jetese në Shqipëri.

Lulzim Basha: Si je, a je mirë?

Myrteza Iseberi: Mirë kalojmë. Shih e shkruaj. Faleminderit prej këtyre djemve që më kanë ndihmuar pak, se unë kur kam qenë i zoti vet i kam pas ndihmuar, herët, me një fjalë para 10 vitesh.

Lulzim Basha: Ti i fute në rrugën e sportit domethënë.

Myrteza Iseberi: Po! Mirëpo sikur jam prish me ta. Më ikën. Gjoja për më mirë, mirëpo…

Lulzim Basha: Ku i ke, në çfarë vendesh?

Myrteza Iseberi: Vallahi larg. Njëri ka shkuar larg në Amerikë. Nja dy të tjerë i kam në Angli..

Lulzim Basha: Njërin e kë në Amerikë.

Myrteza Iseberi: Po. Dy në Angli. Një e kam këtu. Ai merret me mu.

Lulzim Basha: Një e ke këtu.

Myrteza Iseberi: Një e kam këtu, por nuk po e mbaj dot. I kam thënë rri deri më 25 prill se mos po ndryshon klima.

Lulzim Basha: Mirë i ke thënë.

Myrteza Iseberi: Vallahi, katër djem, pa asnjë, kjo kish qenë…

Lulzim Basha: Më 25 prill, jo vetëm për të por për gjithë Shqipërinë. Po ajo ndjesi që ke, që një ndryshim i mirë do vij për vendin.

Myrteza Iseberi: Ishallah!

Lulzim Basha: Atë po e ndjej kudo, jo vetëm në Kukës.

Myrteza Iseberi: Si i themi ne, ishallah e merr me hajër. Se mos po del me hajër, se kjo Rilindja na… nuk kish qenë rilindje, kish qenë mos lindja. Ore kjo më përpara nam qe, po kjo e ndërroi edhe emrin.

Lulzim Basha: Ke plotësisht të drejtë.

Myrteza Iseberi: Kjo është habitat.

Lulzim Basha: Ne po qeshim me humorin tënd, po populli ka vuajtur shumë.

Gjatë kohës që kryetari Basha ndodhej në banesën e familjes Isiberi, Myrtezain e telefonon djali që jeton në ShBA i cili zhvilloi një bisedë me kryetarin Basha.

Myrteza Iseberi: Ja tani më zunë. Natjeta o Blerim Shqipëria. Jam me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me zotin Lulzim Basha.

Lulzim Basha: Blerim si je?

Blerim Isaberi: Përshëndetje kryetar!

Lulzim Basha: Të përshëndes dhe unë ty.

Blerim Isaberi: Si jeni?

Lulzim Basha: A je mirë?

Blerim Isaberi: Me zi po presim të vijmë atje, që të votojmë, që ta rrëzojmë atë pis që ka hipur atje lartë që na ka largu nga atdheu, nga familja. Gjithë shoqëria jonë që jemi këtu, po presim që të vimë atje.

Lulzim Basha: Edhe Shqipëria me zi po ju pret. Se Shqipëria ka nevojë për ju.

Blerim Isaberi: Faleminderit kryetar.

Lulzim Basha: Ka nevojë për rininë më shumë se çdo gjë tjetër. Njerëzit që kanë nevojë më shumë Shqipëria, ata po largohen e ne duhet ta ndalojmë këtë dramë. Edhe për familjet tuaja, për prindërit tuaj, edhe për Shqipërinë. E duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’ju kërku edhe ju të riktheheni në vendin tuaj. T’ju krijojmë kushtet që të punoni dhe të jetoni këtu, afër familjes tuaj.

Blerim Isaberi: Do vimë së shpejti, me kismet që të votojmë, ta rëzojmë atë qeveri.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra i dashur Blerim, e të mirëpresim. Të mirëpret Kukësi dhe e gjithë Shqipëria.

Blerim Isaberi: Faleminderit!

Tags: albanewskukeslulzim bashatakim me familjare
Previous Post

U votua sot në Kuvend/ Hoti: Rreth 600 milionë euro arrin vlera e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Next Post

Vetoja për negociatat/ Dështon takimi i ekspertëve maqedonas dhe bullgarë për kontestet mes dy vendeve

Related Posts

Lefter Maliqi

Lefter Maliqi rreshtohet në krah të LSI në Berat: Konkuroj i 7-ti, bast moral e publik për të sjellë sa më shumë vota. Marrim 3 mandate

03/03/2021
Termet

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen në Tiranë

03/03/2021
Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

03/03/2021
Vasilika Hysi largohet nga PS pak para zgjedhjeve, zbulohet arsyeja e fortë

Vasilika Hysi largohet nga PS pak para zgjedhjeve, zbulohet arsyeja e fortë

03/03/2021
Policia

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, arrestohet italiani në Vlorë

03/03/2021
Basha me qytetarët: Hapja e 110 mijë vendeve të punës, kryesorja e planit ekonomik të PD

Basha me qytetarët: Hapja e 110 mijë vendeve të punës, kryesorja e planit ekonomik të PD

03/03/2021
Next Post
Vetoja për negociatat/ Dështon takimi i ekspertëve maqedonas dhe bullgarë për kontestet mes dy vendeve

Vetoja për negociatat/ Dështon takimi i ekspertëve maqedonas dhe bullgarë për kontestet mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Lefter Maliqi

Lefter Maliqi rreshtohet në krah të LSI në Berat: Konkuroj i 7-ti, bast moral e publik për të sjellë sa më shumë vota. Marrim 3 mandate

03/03/2021
Termet

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen në Tiranë

03/03/2021
Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

03/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.