• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

U votua sot në Kuvend/ Hoti: Rreth 600 milionë euro arrin vlera e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

04/12/2020
in Aktualitet, Kosova, Politikë, Rajon
0
U votua sot në Kuvend/ Hoti: Rreth 600 milionë euro arrin vlera e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

“Rreth 600 milionë euro arrin vlera e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, nga i cili do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët” ka thënë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, është votuar të premten në Kuvendin e Kosovës.

Hoti në një konferencë për media, pas miratimit të këtij projektligji, ka thënë se 212 milionë euro është vlera që besohet se qytetarët do të tërheqin kursime nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sipas projektligjit, nëse një kontributpagues tërheq 10 për qind të kursimeve deri në vlerë të 10,000 eurove, Qeveria e Kosovës do ta kompensojë të njëjtin brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Rreth 200 milionë euro janë paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm për bizneset si dhe një vlerë prej 20 milionë eurosh është planifikuar për punëtorët të cilët e humbin punën për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes këtij projektligji, për sektorin e gastronomisë do të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) nga 18 në 8 për qind. Po ashtu, parashihet që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind. “Unë besoj se kjo do të gjenerojë miliona euro investime, sepse është një lehtësim i madh për bizneset” tha Hoti.

Po ashtu është paraparë që lënda e parë, e cila prodhohet në Kosovë, të lirohen nga TVSH-ja.

Në bazë të programit të rimëkëmbjes ekonomike deri më tani janë shpërndarë 260 milionë euro duke përfshirë 60 milionë euro për bizneset, subvencione në bujqësi, gratë për gratë ndërmarrëse e të tjera.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028./ REL

Tags: albanewsavdullah hotikosovamiratohet projektligji per rimekembjen ekonomie
Previous Post

Prof. Edvin Prifti: Autoritetet shqiptare nuk duhet të shqetësohen për vaksinën që do të sjellin kundër koronavirusit, por se cila është ajo.

Next Post

Basha takon familjen në Kukës: Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë!

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Next Post
Basha takon familjen në Kukës: Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë!

Basha takon familjen në Kukës: Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.