Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ka sjellë reshje shiu dhe bore në zona të ndryshme të vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në rrethin e Tropojës, Dibrës dhe në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme edhe pse ka pasur prezencë të borës, deri tani qarkullimi vijon normalisht.
Gjithashtu sipas ARRSH thotë institucionet kanë vijuar me pastrimin e akseve dhe në rajonin qendror dhe atë jugor nuk ka pasur bllokim të rrugëve.