• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bulmeti dhe vezët, rritje çmimi me 25% në dhjetor nga kërkesa e lartë për ëmbëlsira

12/01/2023
in Ekonomi
0
Bulmeti dhe vezët, rritje çmimi me 25% në dhjetor nga kërkesa e lartë për ëmbëlsira

Teksa rritja e përgjithshme e çmimeve nisi të zbutej gjatë muajit dhjetor 2022, çmimet e bulmetit dhe vezëve shënuan rritjen më të lartë historike me 25.4% në krahasim me dhjetorin 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 13 grupet kryesore të ushqimeve bulmeti dhe vezën shënuan rritjen më të lartë. Me ritme të ngjashme u rrit edhe çmimi i yndyrave.

Kjo rritje u nxit nga kërkesa më e lartë për gjalpë dhe vezë gjatë muajit dhjetor në respektim të traditës për gatimin e ëmbëlsirave (bakllavasë dhe shëndetësisë). Çmimet e bulmetit që ishin në rritje të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2022 në dhjetor panë një rritje të paprecedente kur në ditët e fundit të muajit 600 gram gjalpë fshati u shit për 1500 lekë. Përgjatë dhjetorit një kilogram gjalpë u shit mbi 1600 lekë, teksa shumë shpesh tregjet kishin mungesë të këtij produkti. Shqipëri po përballet me krizë të furnizimit të rregullt me bulmet.  Kjo krizë po vjen nga rënia e shpejtë e numrit të bagëtive sidomos fermave të vogla familjare dhe kufizimeve të importit, pasi fermat e mëdha kudo në Europë kanë reduktuar numrin e krerëve nga rritja e çmimeve të ushqimeve për kafshë pas luftës në Ukrainë. Në Shqipëri blegtoria po kalon krizë për dy faktorë themelore. E para është tranzicioni demografik. Pakësimi i popullsisë dhe sidomos asaj në zonat rurale po shoqërohet me tkurrjen e krerëve të bagëtive. Së dyti fermat e vogla shqiptare nuk përfitojnë subvencione e për rrjedhojë nuk rezultojnë fitimprurëse.

Popullsia e rurale po shkon drejt plakjes dhe në pamundësi për ti shërbyer kafshëve për autokonsum, fermerët po shesin masivisht bagëtitë. Ky fenomen po krijon një kategori të re konsumatorësh të bulmetit që deri dje ishin prodhues. Bulmeti është baza e gastronomisë shqiptare, por ne zonat rurale është ushqim bazik. Fermerët blegtorë lajmërojnë se ky vit do të jetë edhe më i vështirë nëse qeveria nuk ndryshon politikën e subvencioneve për të ndihmuar fermat e vogla dhe për të nxitur përpunimin e qumështit në baxho. Blegtoria shqiptare është e zhvilluar në ferma të vogla dhe zinxhiri i përpunimit duhet të jetë i tillë.

Mbi investimet në fabrikat e përpunimit të qumështit ndër vite po rrisin çmimin e bulmetit në mënyrë të panevojshme. Psh fabrikat e mëdha qumështit shpesh vihen në punë me 20% të kapacitetit investues, nga mungesa e lëndës së parë. Kostot e fabrikës janë të njëjta sikur prodhimi të jetë 5- fish më i lartë. Këto kosto po transferohen në çmime, rritja e të cilit nuk ka një ndarje të drejtë për fermerët. Teksa çmimet e bulmetit janë dyfishuar për disa produkte, çmimi për blegtorët e vegjël u rrit me 10-15 vitin e kaluar.

Kriza e blegtorisë përveçse ka sjellë një rritja të shpejtë të çmimeve të bulmetit po çon drejt zhdukjes disa raca autoktone, të cilat prodhonin bulmetin dhe mishin unik sidomos në zonat e Veriut të vendit. Monitor

Tags: albanewsbulmeti dhe vezetekonomi
Previous Post

‘Ditë pozitive për ndjenjat sot!’ Horoskopi nga Paolo Fox për këtë të enjte

Next Post

Rikthehen diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën në Bruksel

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Rikthehen diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën në Bruksel

Rikthehen diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Këto janë tendencat e thonjve me tipsa për këtë fundvit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.