Kryeministri Avdullah Hoti tha të hënën se po përpiqen t’i tejkalojnë dallimet me Listen Serbe.
Të enjten që lamë pas priti në takim Listen Serbe.
Por ajo se çka u diskutua mes përfaqësuesve serb nga Kosova dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk u bë e ditur deri pas më shumë se 72 orëve.
Ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ai i cili këtë të hënë tregoi për konkluzionet e vendimet që i morën në atë takim.
“Për herë të pestë me radhë, ne paraqitëm një kërkesë për regjistrim të dy ndërmarrjeve serbe, siç parashihet me marrëveshjen e energjisë nga viti 2013, por gjithashtu duke pasur parasysh konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së nga 2015. Nëse do të ishte në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe interesat vitale serbe, Prishtina menjëherë do t’i formonte ato, dhe ju mund të shihni se ata vazhdimisht refuzojnë të përmbushin atë që nënshkruan dhe ranë dakord në Bruksel për shtatë vjet e gjysmë.”, tha Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë Serbe
Për më tepër, subjekti politik që merr direktiva nga Beogradi nuk mori pjesë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.Çfarë po kërkon Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës?