• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Cila është arsyeja e vërtetë e rënies drastike të Bitcoin?

15/01/2022
in Botë, Ekonomi
0
Cila është arsyeja e vërtetë e rënies drastike të Bitcoin?

Shumë e kanë komentuar rënien masive të Bitcoin kohët e fundit duke ja fajësuar atë protestave në Kazakistan – por a është kjo realisht aryseja?

Me shumë mundësi, jo. Arsyeja përse komentet rreth Kazakistanit kanë qenë të shumta këto ditë është sepse, ky shtet në Azinë Qendrore, është i treti në rang global për sa i përket prodhimit të Bitcoin (18%).

Ky proces i njohur edhe si ‘gërmim’ kërkon sasi të mëdha të elektricitetit si pasojë e fuqisë së lart që përdorin procesoret e nevojitur në ‘gërmimin’ e Bitcoin.

Dhe nëse marrim parasysh çmimet e ulta të elektricitetit në Kazakistan, sigurisht që ai kthehet në vendin perfekt për shumë prodhues të Bitcoin, shumë prej të cilëve kanë lënë Kinën (vendin e dytë për prodhimin e Bitcoin) për t’u shpërngulur në Kazakistan, si pasojë e vendimit të Pekinit për të ndaluar gërmimin e çdo lloj kriptovalute. Protestat e ditëve të fundit në Kazakistan, së bashku me prerjet e energjisë elektrike në vend, thuhet të kenë kontribuuar në këtë ulje madhështore të Bitcoin, i cili këtë të hënë shkoi për herë të parë në muaj të tërë, posht vlerës së $40,000 dollarëve.

Sidoqoftë, kjo nuk është aryseja kryesore.

  • Së pari, vlera e Bitcoin nuk është e lidhur drejtëpërsëdrejti me rrjetin elektrik apo më sakt, vlera e Bitcoin nuk është e varur nga prodhimi apo jo i monedhës – sepse 90% e Bitcoin është gërrmuar tashmë – edhe pse, kjo i jep një ide të përgjithshme investitorëve rreth sigurisë së kriptovalutës.
  • Së dyti, vlera e Bitcoin ca qenë duke rënë prej muajsh të tërë, gjë që sugjeron se aryeja e vërtetë për këtë rënie, nuk mund të jenë trazirat në Kazakistan por pikërisht kriza globale që ka prekur të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
  • Së treti, komentet e bëra së fundmi nga Rezerva Federale apo Banka Qendrore Amerikane shërbyen për t’i dhënë ‘goditjen e fundit’.

Këto komente përfshinë disa paralajmërime për shtrëngimin e politikave monetare të Bankës Qëndrore Amerikane, që mbi të gjitha do të përfshijnë ngritjen e normave të interesit.

Pse po ndikon Banka Qendrore Amerikane tek Bitcoin?

Arsyeja është e thjesht.

Prej kohësh, kriza globale sidomos kriza e naftës ka bërë që shifrat e inflacionit kudo të arrijnë nivele shqetësuese. Me rritjen e inflacionit, autoritetet amerikane po paralajmërojnë se do të jenë të detyruar të rrisin normat e interesit në mënyrë që të mbajnë nën kontroll inflacionin dhe të mundohen ta ndalojnë rritjen e mëtejshme të tij.

Kjo ka shkaktaur panik mes investitorëve në tregun global të bursës, përfshi këtu edhe Bitcoin. Ata i janë frikësuar një mundësie të rritjes së normave të interesit, që do t’i bënte investimet e tyre më të paqëndrueshme dhe të rrezikuara.

“Aksionet e kompanive të teknologjisë ndikohen në mënyrë të veçantë nga këto politika të reja, pasi ato janë tejet të ndjeshme ndaj një rritjeje në normat e interesit, “ – thotë Fiona Cincotta, analiste në City Index. Një tjetër fakt që mund ta përkeqësojë sitautën edhe më tej, është publikimi i shifrave të përditësuara të inflacionit nga Banka Qendrore Amerikane, këtë të premte, që mund të kontribuuojë në përhapjen edhe më të theksuar të panikut mes investitorëve të kriptovalutave, që do të thotë se ata do të nisin shumë shpejt t’i shesin për të mos rrezikuar humbje të thellë.

Që prej fillimit të vitit, Bitcoin ka humbur rreth 12 % të vlerës së tij. Edhe kriptovaluta tjetër më e fuqishme, Ethereum ka humbur 12% dhe kriptovaluta të tjera po ashtu si Solana etj.

Ekspertë të ndryshëm thanë për Wall Street Journal që këto ulje drastike janë shenjë që kriptovalutat janë investime të rrezikshme për shumicën e njerëzve. “Kjo provon që Bitcoin sillet si një aset me risk të lartë,” tha Noell Acheson, drejtore e Genesis Global Trading për Wall Street Journal.

Ka nga ata që besojnë pa kushte në ‘imunitetin’ e monedhës Bitcoin ndaj inflacionit, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që vazhdojnë të mendojnë që kriptovalutat kanë natyrë spekulative dhe se ato janë direkt të lidhura me valutat e tjera fiat.

Tags: bitcoinboteekonomi
Previous Post

Tjetër tërmet godet vendin, me madhësi 3 të shkallës Rihter

Next Post

Industria shqiptare me marshin e “kërmillit”, kompanitë shqiptare 3 herë më pak produktive se Rajoni

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Next Post
Industria shqiptare me marshin e “kërmillit”, kompanitë shqiptare 3 herë më pak produktive se Rajoni

Industria shqiptare me marshin e “kërmillit”, kompanitë shqiptare 3 herë më pak produktive se Rajoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.