Numri i të prekurve nga Covid-19 në Kosovë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 639 raste të reja nga 1.565 testime të kryera. Fatkeqësisht 14 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç). 480 pacientë janë shëruar megjithatë mbeten aktivë 13.688 persona.