KOSOVË-Kosova ka shënuar një ulje të numrit të vdekjeve dhe infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.377 testime nga ku kanë rezultuar pozitiv 267 persona.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.
Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 56.118 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.411 pacientë.