• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ecuria e mirë e kredisë për individë po rrit edhe kontratat e sigurimit të jetës së debitorëve

09/12/2020
in Ekonomi
0
Ecuria e mirë e kredisë për individë po rrit edhe kontratat e sigurimit të jetës së debitorëve

Numri i kontratave të sigurimit të jetës së debitorëve këtë vit është në rritje, duke dhënë sinjale të mëtejshme të zgjerimit të kreditimit afatgjatë të ekonomisë.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për 10-mujorin e këtij viti, numri i kontratave të sigurimit të jetës së huamarrësve arriti në mbi 49,500, në rritje me rreth 1.9% krahasuar me një vit më parë. Sigurimi i jetës së debitorit është gjithnjë e më shumë themeli ku mbahet tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri.

Nga 100 polica sigurimi jete të shitura gjatë këtij viti, 69 i takojnë pikërisht këtij produkti. Ky fakt dëshmon më së miri varësinë e fortë që ka tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri nga ky produkt, e cila është bërë edhe më e lartë në kushtet kur produktet e tjera janë ndikuar edhe më shumë nga kriza. Në 10 muaj, shqiptarët kanë paguar 614 milionë lekë, ose pothuajse 5 milionë euro për të siguruar kreditë që kanë në banka.

Sigurimi i jetës së debitorit është një produkt praktikisht i detyrueshëm, si kusht i bankave apo institucioneve të tjera të huadhënies për garantimin e kredive bankare afatgjata. Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit ndaj institucionit të huadhënies.

Rritja e numrit të kontratave nënkupton një rritje paralele të kontratave të kredisë bankare të këtij lloji. Ky sigurim është tipik sidomos në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët, megjithëse banka të veçanta mund të kërkojnë një sigurim të tillë edhe për kreditë konsumatore, kur ato prekin vlera të konsiderueshme.

Rritja e kontratave të sigurimit të jetës është një tregues tjetër se kreditimi këtë vit, sidomos në segmentin retail, po ecën më mirë se parashikimet e zymta që u krijuan pas prekjes së vendit nga pandemia. Megjithëse në volume, këtë vit kredia e re paraqitet në rënie krahasuar me vitin 2019, rënia është përcaktuar sidomos nga mbyllja e ekonomisë në tremujorin e dytë.

Pas rihapjes, kreditimi i individëve i është kthyer shifrave të ngjashme me kohën para krizës. Madje, për periudhën korrik-tetor, vlera mesatare mujore e kredisë së re për individët është madje 9% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtysa kryesore ngelet kredia për blerjen e banesave, por një tendencë të ngjashme pozitive po shfaq edhe kredia konsumatore, që e ka kaluar shpejt goditjen që pësoi nga mbyllja e ekonomisë. Në tremujorin e tretë të vitit, kredia e re konsumatore u rrit me gati 50%.

Marrë nga Monitor.al

Tags: bankadebitoretkontrata e sigurimit te jetesKREDI
Previous Post

Shumë shpejt pritet të nisin punimet për Teatrin Kombëtar me paratë e buxhetit

Next Post

Shkodër/ Shkrumbohet lokali në qendër të qytetit

Related Posts

Foto ilustruese

Janar-nëntor 2020, nuk realizohet 33% e planit të investimeve, por nuk kursehet për koncesione

28/01/2021
Foto ilustruese

Pandemia nxit investimet në klinika private, kredia e re për shëndetësinë u dyfishua gjatë 11 mujorit 2020

28/01/2021
Foto ilustruese

Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim

27/01/2021
KOSTOT E SHËRBIMIT TË BORXHIT RRITEN 52% KËTË VIT, NË KRAHASIM ME 2019-ËN

Borxhi gjatë pandemisë/ Shqipëria, vendi i parë në rajon që rriti borxhin publik në 9 muajt e fundit

26/01/2021
Foto ilustruese

Në 2021 çmimet e apartamenteve në Tiranë do të rriten sërish

25/01/2021
Rusia konfirmon ZYRTARISHT: Numri i viktimave nga COVID-19 ka qenë tre herë më i lartë, sesa kemi raportuar

Gjatë janar-gusht 2020, shpenzimet për spitalet me ulje vjetore me 10.8 mln euro

25/01/2021
Next Post
Zjarr në banesën e të moshuarit, humb jetën 89-vjeçari/ Informacionet e para

Shkodër/ Shkrumbohet lokali në qendër të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

E pazakontë në Vorë!/ 24- vjeçarja abuzon seksualisht me të miturën, e detyronte të ushtronte dhunë ndaj vetes

E pazakontë në Vorë!/ 24- vjeçarja abuzon seksualisht me të miturën, e detyronte të ushtronte dhunë ndaj vetes

28/01/2021
Dokumenti/ Zbulohet kalendari i punimeve të Kuvendit, ja kur miratohet marrëveshja me Pfizer për vaksinën anti-covid

Përcaktimi i prokurorëve në SPAK dhe buxheti i 2020, çfarë do të diskutohet në kuvend sot

28/01/2021
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 85-vjetorin e lindjes

Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 85-vjetorin e lindjes

28/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.