• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Emigrimi i të rinjve/ 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

01/12/2021
in Ekonomi
0
Emigrantet- foto ilustruese

Emigrantet- foto ilustruese

Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2020 u dhanë gjithsej 19.5 mijë leje qëndrimi për arsye familjare për shtetasit shqiptarë, në një nga vendet e BE-së. Nga këta, 52% ishin të moshës nën 19 vjeç, nga 48% që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm.

Sipas Eurostat, gati 30% e totalit të lejeve të dhëna ishin për fëmijët nën 4 vjeç, një tregues ky që po largohen kryesisht familjet e reja. Vitin e kaluar kjo peshë ishte 24%. 9.8% e lejeve të qëndrimit për arsye familjare u dhanë për fëmijët nga 5-9 vjeç; 7.2% për grupmoshat nga 10-14 vjeç. Për të rinjtë nga 15-19 vjeç u dhanë rreth 5% e totalit.

Italia, Greqia dhe Gjermania po japin pjesën më të madhe të lejeve për fëmijët nën 4 vjeç. Ndërsa Italia dhe Greqia kanë qenë destinacione tradicionale të emigrantëve, Gjermania po rritet vitet e fundit, kryesisht për shkak të personave që po ikin me leje pune në shtetin me ekonominë më të madhe në Europë.

E dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi

Sipas hartës së Eurostat, Shqipëria është e dyta në Europë për peshën e lartë të fëmijëve nën 15 vjeç që morën leje qëndrimi nga shtetet jo të BE-së, me 18%, shumë afër me Urainën, që ishte e para me 19%. E treta është Kosova, me 11%, e ndjekur nga Rusia me 11% dhe Bosnja e Hercegovina, me 10%. Sipas Eurostat, në vitin 2020, në total 211 000 fëmijëve (të moshës më pak se 15 vjeç) që nuk ishin shtetas të BE-së, iu dha leja e parë e qëndrimit në BE për arsye që lidhen me krijimin dhe ribashkimin e familjes (që përfaqëson 68% të të gjitha lejeve të para të dhëna për fëmijët në BE). 96,000 leje të tjera të para iu dhanë fëmijëve për arsye të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa rreth 4,000 u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.

Numri i lejeve të para të qëndrimit të dhëna fëmijëve për arsye familjare korrespondon me një raport prej 386 për 100 000 banorë së fëmijëve të BE-së nën 15 vjeç. Midis këtyre fëmijëve, 61% ishin të moshës më pak se pesë vjeç. Shtetet Anëtare që dhanë numrin më të madh të lejeve të tilla ishin: Gjermania (44 400, ose 21%), e ndjekur nga Spanja (43 400, 21%), Italia (31 500, 15%) dhe Suedia (20 800, 10%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të tilla të lëshuara për 100,000 fëmijë ishte më i lartë në Suedi (1,136 për 100,000 fëmijë nën 15 vjeç), Slloveni (1,109), Luksemburg (943) dhe Portugali (893). Në të kundërt, raporti më i ulët i lejeve për herë të parë të qëndrimit për 100,000 fëmijë ishte në Irlandë (17).

Sipas flukseve dypalëshe midis Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta në vitin 2020, tre flukset kryesore të fëmijëve të moshës më pak se 15 vjeç që iu është lëshuar një leje familjare ishin midis Marokut dhe Spanjës (20 900 fëmijë), Brazilit dhe Portugalisë (7 300), dhe Siria dhe Gjermania (6 500).

283 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare nga 2010-a

Që nga viti 2021 janë rreth 283 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas INSTAT. Në vitin 2019 u shënua numri më i lartë i lejeve totale të qëndrimit, që nga 2010-a, me rreth 35 mijë, duke reflektuar valën e re të emigracionit që nisi pas 2016-s. Në 2020-n, ejet kanë me 445 si rrjedhojë e situatës dhe kufizimeve të krijuara nga pandemia.

Tags: Emigrimi i të rinjvelejet e qendrimit ne bete rinjte shqiptare
Previous Post

Analiza e VOA: Shëndeti mendor në Shqipëri dhe cilësia e shërbimeve

Next Post

Njihuni me terminologjitë e reja të BE-së, fshijnë referencat e Krishtlindjes dhe termat gjinorë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Njihuni me terminologjitë e reja të BE-së, fshijnë referencat e Krishtlindjes dhe termat gjinorë

Njihuni me terminologjitë e reja të BE-së, fshijnë referencat e Krishtlindjes dhe termat gjinorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.