• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Eurostat: Shqipëria, e para në Europë për numrin e punonjësve me pagë të ulët

15/12/2020
in Ekonomi
0
Eurostat: Shqipëria, e para në Europë për numrin e punonjësve me pagë të ulët

Shqipëria renditet ende si një vend ku papunësia është në nivele të larta në raport me vendet e tjera Europës, por edhe ata që punojnë, në shumicën e tyre, marrin paga minimale. Në vitin 2018, Shqipëria ishte e para ndër vendet europiane që kishte më shumë se 23% të totalit të të punësuarve që marrin pagë të ulët, sipas përllogaritjes së Eurostat. Instituti Europian i Statistikës konsideron me pagë të ulët, ata që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në muaj. Në vendet e BE-së më 2018 u përllogarit se 15.3% e të punësuarve kishin pagat të ulëta, ndërsa në Shqipëri, kjo kategori është 8 pikë përqindje më e lartë.

Në kategoritë e pagave të ulëta përfshihen kryesisht gratë dhe personat me arsim të ulët. Kjo është njëlloj e vlefshme si për Shqipërinë, ashtu edhe Europën. Numri më i madh i punonjësve me pagë të ulët ndodhet në Shqipëri dhe në vendet baltike, në të kundërt, pjesa më e vogël e punonjësve me pagë të ulët është në Suedi dhe në vendet nordike. Përqindja e punonjësve me pagë të ulët ndryshon ndjeshëm midis vendeve anëtare në 2018. Numri më i madh u vu re në Shqipëri me 23.02%, Letoni (23.5%), ndjekur nga Lituania (22.3%), Estonia (22.0%), Polonia (21.9%) dhe Bullgaria (21.4%).

Në të kundërt, më pak se 10% e të punësuarve kishin pagë të ulët në Suedi (3.6%), Portugali (4.0%), Finlandë (5.0%), Itali (8.5%), Francë (8.6%) dhe Danimarkë (8.7%) . Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshës, personat me paga të ulëta përbënin më shumë se një të katërtën (26.3%) të punonjësve të moshës më pak se 30 vjeç. Sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit të një personi, aq më të larta janë gjasat për të përfituar një pagë e ulët. Më shumë se një e katërta (27.1%) e të punësuarve në BE me nivel të ulët arsimimi ishin me pagë të ulët. Përqindja e punonjësve me pagë të ulët nis e zvogëlohet me rritjen e nivelit arsimor, teksa shihet se pagat e ulëta përfitoheshin vetëm nga 4.6% e të punësuarve me arsim të lartë.

Pjesa më e madhe e personave me pagë të ulët punojnë në sektorin e ushqimit dhe akomodimit. Në vitin 2018, përqindja e personave me pagë të ulët të regjistruar në BE ishte më e larta 39.0% në aktivitetet, “Akomodimi dhe veprimtaritë e shërbimit ushqimor”, e ndjekur nga 33.3% nga “Aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetës”. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT, personat me pagë deri në 300 mijë lekë përbënin 38.7% të të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë, nga 37.1% në tremujorin e dytë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewseuropeEurostatpaga minimalepagat e uletapunonjes
Previous Post

‘Mos u dëshpëroni nga uljet e momentit’, ja çfarë parashikon horoskopi i Paolo Fox për këtë të martë, datë 15 dhjetor 2020

Next Post

U arratis nga Greqia, arrestohet në Kakavijë shqiptari që akuzohet për trafik lëndësh narkotike

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kakavije

U arratis nga Greqia, arrestohet në Kakavijë shqiptari që akuzohet për trafik lëndësh narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “INFLAMACIONET DHE MUNGESA E OKSIGJENIT NË TRU”/ PSIKIATRI I NJOHUR TREGON FAKTORËT E VETËVRASJEVE NË SPITALE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.