• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

FMN nxjerr bllof qeverinë për rindërtimin: Deri në shtator u realizua vetëm 8% e planit vjetor

02/12/2020
in Ekonomi
0
FMN nxjerr bllof qeverinë për rindërtimin: Deri në shtator u realizua vetëm 8% e planit vjetor

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me planifikimin fillestar në buxhetin e këtij viti.

Sipas FMN-së, është i dukshëm mosrealizimi për rindërtimin pas tërmetit, që në shtator ishte vetëm 8 për qind e totalit vjetor të buxhetuar.

Në raportin e FMN-së thuhet: “Shpenzimet totale u rritën me 5.5 për qind me bazë vjetore, po janë të nënrealizuara në krahasim me planin e buxhetit. Ky nënrealizim është veçanërisht i dukshëm për rindërtimin pas tërmetit, me shpenzimet që në shtator ishin vetëm 8 për qind të planifikimit buxhetor vjetor”.

Në buxhetin e 2020-s, shuma totale e parashikuar për rindërtimin ishte 34 miliardë lekë, ose 270 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave, deri në shtator, qeveria kishte shpenzuar vetëm rreth 22 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit (koment i Monitor).

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, me pasoja shkatërruese në dëme materiale dhe 51 jetë të humbura, shkaktoi dëme prej 1 miliardë eurosh, sipas raportit të vlerësimit të nevojës pas fatkeqësisë, i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Ministrave. Një pjesë e këtyre dëmeve do të mbulohen nga qevria shqiptare dhe një pjesë nga donatorët.

FMN thotë se pritshmëritë për grante janë ulur. “Një konferencë ndërkombëtare e donatorëve e organizuar nga BE në shkurt siguroi premtime prej 1 miliard € në kredi dhe grante. Shumë zotime janë në natyrë ose kanë të bëjnë me projekte. Autoritetet kishin buxhetuar fillimisht 20 miliardë lekë (1.2 përqind të PBB-së) për rindërtim në vitin 2020, për t’u financuar nga 7 miliardë lekë në grante dhe pjesa tjetër nga buxheti. Në rishikimin e tretë të buxhetit, autoritetet ulën pritjet për disbursime të granteve në 3 miliardë lekë të marra deri më tani dhe rritën shpenzimet e përgjithshme në 34 miliardë lekë (2.2 përqind të PBB-së)”.

FMN kërkon transparencë në fondet për tërmetin 

Teksa edhe në buxhetin 2021 nuk është detajuar se si do të shpenzohen fondet e parashikuara për tërmetin (rreth 28 miliardë lekë), FMN ka kërkuar qartë që të ketë më shumë transparencë. FMN thekson se “fondet e rindërtimit pas tërmetit duhet të jenë subjekt i kontrolleve të përshtatshme të menaxhimit publik financiar (PFM), përfshirë planifikimin përmes proceseve buxhetore”.

Sipas FMN-së, “është e rëndësishme të sigurohet prokurimi i duhur, mbikëqyrje e fortë, monitorim i përshtatshëm dhe raportim në kohë (përfshirë publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit), si dhe auditime të pavarura pas zbatimit.”

FMN thotë se Kontrolli i Lartë i Shtetit planifikon të kryejë dhe publikojë një auditim të shpenzimeve të lidhura me tërmetin dhe pandeminë në 2021, duke përfshirë auditimin e procedurave përkatëse të prokurimit dhe vlerësimin ex-post.

FMN i ka kërkuar qeverisë që të ulë deficitin buxhetor në 5.2% të PBB-së, ose 1.6 pikë përqindje më pak sesa planifikimi i qeverisë. Fondi rekomandton që shpenzimet kapitale për tërmetin të ruhen por paralajmëron se duke pasur parasysh dobësitë në menaxhimin e investimeve publike dhe kufizimet e finacimit, nuk ka hapësira për rritje të tjera të larta të shpenzimeve publile, pa kompromentuar cilësinë e shpenzimeve.

A mund të realizohen shpenzimet e planifikuara për rimëkëmbjen pas tërmetit?! 

Në buxhetin e vitit 2020 ishin planifikuar shpenzime për rindërtimin në vlerën e 34 miliardë lekëve, ndërsa në atë të 2021 edhe 28 miliardë lekë, të përfshira në zërin e investimeve kapitale. Ndryshe nga shpenzimet e tjera kapitale, të cilat detajohen në tabela sipas zërave, një specifikim i tillë mungon për fondet e rindërtimit, si për 2020 ashtu dhe për 2021, që të paktën për rindërtimin nuk ishte një buxhet emergjence.

Sipas një postimi në facebook të ministres së financave Anila Denaj,  në 26 nëntor, 21.9% e investimeve kanë përfunduar dhe 94% e buxhetit për vitin 2020 është alokuar plotësisht. Pandemia ka qenë arsyeja kryesore e vonesës, sipas deklarimeve zyrtare. Teorikisht, fondet e pashpenzuara këtë vit mund të kalojnë në buxhetin e 2021, por, gjithnjë duke mbajtur në konsideratë parametrat e deficitit, çka e bën të pamundur që të akomodohen edhe shpenzimet e planifikuara për 2021. Duke marrë parasysh dhe kapacitetet e kufizuara për realizimet e shpenzimeve, rrezikohet që procesi i rindërtimit të zgjatet përtej vitit 2021.

Marrë nga Monitor.al

Tags: 8% e planit vjetoralbanewsfmnrindertimiTERMETI I 26 NENTORIT
Previous Post

Britania e Madhe rikthen sistemin e vizave nga 1 janari

Next Post

Merkeli paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Related Posts

Edhe pse me bukuri përrallore, Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Edhe pse me bukuri përrallore, Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

04/03/2021
Fajdet lulëzojnë në vend/ Shqipëria me nivelin më të lartë të huamarrjes informale në 10 vende të Europës Juglindore

Fajdet lulëzojnë në vend/ Shqipëria me nivelin më të lartë të huamarrjes informale në 10 vende të Europës Juglindore

04/03/2021
Shqiptarët më pak të paguarit në raport me europianët. Sa janë pagat e bankierëve, IT, shëndetësi

Shqiptarët më pak të paguarit në raport me europianët. Sa janë pagat e bankierëve, IT, shëndetësi

04/03/2021
Foto ilustruese

Punonjësit me arsim të lartë paguhen 110% më shumë se ata me fillore

01/03/2021
Kurimi i COVID-19, Roland Shuperka jep shifra tronditëse: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro pa llogaritur ushqimin

Kurimi i COVID-19, Roland Shuperka jep shifra tronditëse: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro pa llogaritur ushqimin

27/02/2021
Stambolli, Egjipti dhe Dubai, vendet ku shqiptarët pushuan gjatë 2020/ Pse agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia?

Stambolli, Egjipti dhe Dubai, vendet ku shqiptarët pushuan gjatë 2020/ Pse agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia?

27/02/2021
Next Post
NGA SOT GJERMANIA FUTET NË KARANTINË 1 MUJORE. MBYLLET ÇDO GJË, HAPUR DO JENË VETËM SHKOLLAT DHE SUPERMARKETET

Merkeli paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Vjena “i bën dalje” BE-së/ Për vaksinat, bashkëpunim me Danimarkën e Izraelin

Vjena “i bën dalje” BE-së/ Për vaksinat, bashkëpunim me Danimarkën e Izraelin

04/03/2021
U konsiderua një sukses, por raketa e Elon Musk shpërthen pasi zbret në tokë

U konsiderua një sukses, por raketa e Elon Musk shpërthen pasi zbret në tokë

04/03/2021
Familja e Donald Trump po përpiqen të shesin një shtëpi në Florida për 49 milionë dollarë

Familja e Donald Trump po përpiqen të shesin një shtëpi në Florida për 49 milionë dollarë

04/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.