• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Huamarrja e brendshme do të ulet ndjeshëm në tremujorin e fundit të vitit

25/09/2021
in Ekonomi
0
Huamarrja e brendshme do të ulet ndjeshëm në tremujorin e fundit të vitit

Huamarrja e brendshme e qeverisë shqiptare parashikohet të pësojë një rënie të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit.

Sipas kalendarit të huamarrjes së Ministrisë së Financave, blerja totale e parashikuar për t’u financuar në ankande do të jetë 68.2 miliardë lekë, duke përfshirë edhe rifinancimin e instrumenteve të maturuar. Shuma e financuar në tregun e brendshëm është 25% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit dhe 13% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Ulja e kërkesës për financim në tregun e brendshëm financiar pritet të mbajë të dobëta presionet për rritjen e yield-eve edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit. Gjendja likuide e sektorit bankar dhe politika monetare më stimuluese se kurrë më parë e ndjekur nga Banka e Shqipërisë kanë bërë që oferta e parasë në treg të jetë e lartë. Yield-i mesatar i portofolit të brendshëm pësoi sërish një rënie të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar në muajin qershor zbriti në nivelin 3.58%, nga 3.61% që kishte qenë në fund të vitit 2020 dhe 3.75% në mesin e vitit 2020. Yield-et e instrumenteve me emetim më të shpeshtë, si bonot 12-mujore, shënuan një rritje të përkohshme në periudhën mes korrikut dhe gushtit, për të rënë sërish gjatë muajit shtator.

Ulja e ndjeshme e huamarrjes në tremujorin e fundit të vitit, në kushtet kur tregu financiar ngelet mjaft likuid, duket një faktor që do të ndikojë në ruajtjen e yield-eve të ulëta, në mos rënien e mëtejshme të tyre. Orientimet e bankës qendrore për të ardhmen e afërt sinjalizojnë vijimin e të njëjtit kurs të politikës monetare dhe për momentin tregu po i përkthen këto sinjale në ruajtjen e yield-eve pranë niveleve më të ulëta historike.

Në muajin nëntor, Ministria e Financave ka planifikuar edhe emetimin e parë, me natyrë testuese të tregut, të obligacioneve me maturim 15 vjeçar, për një shumë totale prej 1 miliardë lekësh. Ky do të jetë instrumenti më afatgjatë i emetuar ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Obligacionet 15 vjeçare mund të jenë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë që synojnë rritjen e kthimeve të portofolave afatgjata, si për shembull fondet e pensionit.

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit mesatar të borxhit publik, me qëllim shfrytëzimin sa më shumë të periudhës me norma të ulëta interesi, por edhe për të ulur rreziqet e lidhura me rifinancimin. Emetimi me sukses i instrumenteve edhe më afatgjata, si obligacionet 15 vjeçare, do të ishin një sinjal i rritjes së besimit të tregut te qeveria si subjekt huamarrës.

Buxhetit i rishikuar i vitit 2021 parashikon një deficit në vlerën e rreth 120 miliardë lekëve, me një rënie prej rreth 10% krahasuar me vitin 2020. Deri në fund të muajit gusht, deficit buxhetor ishte vetëm 31 miliardë lekë, duke konfirmuar tendencën e zakonshme historike për ta shpenzuar pjesën më të madhe të deficitit në pjesën e fundit të vitit. Pavarësisht se shpenzimet përqendrohen sidomos në tremujorin e fundit, huamarrja nuk ndjek të njëjtin ritëm dhe është më e shpërndarë gjatë vitit kalendarik, për të mos ushtruar trysni të larta mbi tregun financiar gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Ministria e Financave parashikon që deficiti i ri i financuar me tituj të borxhit të brendshëm do të jetë rreth 50 miliardë lekë, vlerë kjo afërsisht e njëjtë me vitin e kaluar. Deri në fund të gushtit, deficit i ri i financuar përmes huamarrjes së brendshme ishte rreeth 32 miliardë lekë ose sa 76% e parashikimit vjetor. /E.Shehu

Burimi: Ministria e Financave

Marrë nga Monitor.al

Tags: huamarrja e brendshmeqeveria shqiptaretremojori i fundit i vitit
Previous Post

Berisha sulmon Bashën nga Vlora: E ka kapur prej fyti Rama

Next Post

Irina Shayk flet për Bradley Cooper: Është një baba shumë i mirë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Irina Shayk flet për Bradley Cooper: Është një baba shumë i mirë

Irina Shayk flet për Bradley Cooper: Është një baba shumë i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.