Tiranë- Në konferencën që po mbahet me kryeministrin Rama ka shpërthyer ndaj gazetarëve për përcaktimin e vrasjes së Klodian Rashës në VKM si “humbi jetën aksidentalisht”.
Ja si përgjigjet Rama:
”Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtërat e njerëzve për shkak se kam marrë rolin e Gjykatës, është përdorur një term juridik teknik për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Personi që humbi jetën tragjikisht nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor.
Por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb nga qielli, përcakton se humbja e jetës është i një përplasje aksidentale. Në këtë përplasje aksidentale që nuk ka qenë pjesë e një operacioni, zinxhiri komande, se ka raste kur Policia në një operacion një person i rrezikshëm duhet asgjësuar.
Ky nuk është rast. Për të mos marrë përsipër të bëjmë Gjykatën, por për të dhënë atë kontribut që është solidaritet me familjen, që është shprehje e motivit pse dhe si ne e kuptojmë këtë detyrë, kur themi nuk do jeshë kurrë vetëm në problemin e hallin që të ka zënë.
Nuk ka lidhje me aksidentin e vendosjes së një fjale përfundimtare mbi çshtjen gjyqësore. Kjo është e gjitha. Po të ishte aksident, po të kishte humbur jetën se i erdhi një plumb rikoshet nga një operacion policor aty afër nuk do merrte pension. S’ka qenë rasti për t’i dhënë pension. Në këtë rast është pjesëmarrja e shtetit dhe qeverisë në këtë dhimbje, që filloi me një ndjesë, dhe e cila vazhdon me një hap tjetër, që nuk e sjell në jetë më fatkeqin, por sidoqoftë shpreh në mënyrë simbolike për të qenë pranë prinëdrve të tij.”– tha Rama.