Rudolf Nikolla nga Mati mesditën e sotme plagosi 5 persona me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”. Pas sulmit ai u neutralizua nga vetë besimtarët dhe kalimtarët e rastit në zonën e Rrugës së Kavajës më pas policia e dërgoi në komisariat.
Babai i Rudolf Nikollës u shpreh në një intervistë për News 24 se vetë është katolik, por gruan e kishte myslimane dhe djalin nuk e kishte penguar që shkonte në xhami. Po sipas të atit, djalin e kishte shtyrë drejt fesë islame që në moshë të vogël një hoxhë në zonën e Matit ku banojnë.
Vijon …