Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të premtje në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15. Mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit R. Xh. ka marrë flakë dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Mjeti tip ‘BMW’ qu përfshi nga flakët në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme. Kamerat e sigurisë të bizneseve pranë venndngjarjes kanë kapur dy persona të cilët ishin të veshur me kapuç që kanë spërkatur makinën me benzinë duke i vënë flakën.
Si provë material policia ka evidentuar bidonat të cilët janë gjetur në oborrin e shtëpisë. Policia ka shoqëruar për në komisariat disa persona të cilët dyshohen se mund të jenë autorët e ngjarjes.
Mjeti tip BMW është në pronësi të shtetasit R. Xh., ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia nuk përjashton mundësinë e ndonjë konflikti që pronari i makinës mund të ketë.