• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

INSTAT publikon të dhënat/ Ekonomia bie me 3.47% në tremujorin e tretë, rriten ndjeshëm ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme

24/12/2020
in Ekonomi
0
INSTAT publikon të dhënat/ Ekonomia bie me 3.47% në tremujorin e tretë, rriten ndjeshëm ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme

Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në tremujorin e tretë të këtij, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur i gjithë vendi ishte në izolim.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se Produkti  i  Brendshëm  Bruto  (P.B.B),  i  ndikuar  nga  situata  e  krijuar  nga COVID-19, në tremujorin e tretë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 3,47%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019. Në tremujorin e dytë rënia ishte 10.2% dhe në të parin -2.52%.

Për 9 mujorin, sipas të dhënave paraprake, ekonomia ka rënë mesatarisht me rreth 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konsumi i dobët ka ndikuar në rënien e ekonomisë edhe në tremujorin e tretë, ndërsa dy sektorët që nuk po ndikohen fare nga kriza janë ndërtimi që ka ndikuar në 0.73 për qind të rritjes dhe pasuritë e paluajtshme (+0.53). Kjo e fundit shënoi rritje dhe në tremujorin e dytë të viti, ndonëse vendi ishte në mbyllje totale. Të dhënat janë në një linjë me treguesit e hershëm të INSTAT për tregtinë me pakicë dhe volumet e aktivitetit të bizneseve, që tregonin se vetëm ndërtimi ishte pozitiv në tremujorin e tretë. 

Edhe bujqësia, që ishte me ecuri pozitive në tremujorin e dytë, ishte në stanjacion në të tretin.

Sipas INSTAT, në rënien e tremujorit të tretë, Negativisht  kontribuuan aktivitetet: Tregti,  Transport, Akomodim  dhe  Shërbim  ushqimor me -2,45 pikë përqindje, Aktivitete  profesionale  dhe  Shërbime  administrative me -1,20 pikë  përqindje, Arte,  argëtim  dhe çlodhje;  aktivitete  të  tjera  shërbimi me -0,21 pikë  përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me -0,07  pikë përqindje, Aktivitete  Financiare  dhe  të  Sigurimit me -0,03pikë  përqindje.

Kontribut  pozitiv kanë  dhënë degët: Ndërtimi me +0,73 pikë përqindje, Aktivitete të  pasurive të paluajtshme me +0,53 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,27 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,10 pikë përqindje dhe Bujqësi, Pyje dhe Peshkimme+0,01pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -1,14pikë përqindje.

Ndërtimi (+8.7) dhe pasuritë e paluajtshme (+9.54%) janë dy sektorët që kanë shënuar rritjen më të lartë në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë, duke qenë në tendencë të kundërt me ecurinë e gjithë ekonomisë dhe konsumit të dobët. Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, rreth 60-70% e blerjeve bëhen nga paratë informale, sidomos për apartamentet e shtrenjta, ndërsa ka dhe shumë firma pa histori financiare që po ndërtojnë. 

Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019,shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritjeme0,03%.AktivitetiiIndustrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 0,78%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me8,72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 13,01%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,38%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 0,73%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,54%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe  Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 16,63%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,38%.Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 9,93%.TaksatNetombi produktet u ulën me 8,87%.

Sa  i  përket  ndryshimeve  në  krahasim  me  tremujorin  paraardhës,  treguesi  i  Produktit  të  Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 9,77%, ku rritjen më të madhe e shënuan aktivitetet financiare dhe të sigurimit me +31.64%, të ndjekura nga industria nxjerrëse (+13.2%).

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u ul me 3,86%, me bazë vjetore dhe u rrit me 6% në krahasim me tremujorin e dytë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsinstatKonsumirenia e ekonomise
Previous Post

Vendi zyrtarisht me Gjykatë Kushtetuese/ Meta: Ka ende punë që të jetë plotësisht funksionale

Next Post

“Dritan Agolli i ka dhënë Safet Gjicit 37 mln dollarë tendera”/ PD publikon videon, Tabaku: Taksat e shqiptarëve falen për interesa elektorale

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
“Dritan Agolli i ka dhënë Safet Gjicit 37 mln dollarë tendera”/ PD publikon videon, Tabaku: Taksat e shqiptarëve falen për interesa elektorale

“Dritan Agolli i ka dhënë Safet Gjicit 37 mln dollarë tendera”/ PD publikon videon, Tabaku: Taksat e shqiptarëve falen për interesa elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.