KOSOVË- Sipas Autoriteteve Shëndetësore të Kosovës bëhet me dije se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 765 të tjerë. Ndërkohë që 193 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 17.055.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 28.616 raste pozitive, ndërsa 809 persona kanë humbur jetën.