anë 16 persona që kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët r fundit në Kosovë. Ndërkohë janë shënuar edhe 626 raste të reja, raporton Express
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 505 mostra, nga të cilat 626 kanë rezultuar pozitive dhe 673 persona janë shëruar.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive”, ka njoftuar IKSHPK, raportojnë mediat e Kosovës.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, bën të ditur IKSHPK.