• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kredia e re në rënie vjetore me 6.3%

30/11/2020
in Ekonomi
0
Kredia e re në rënie vjetore me 6.3%

Kreditimi i ekonomisë qëndroi në nivele të mira edhe për muajin tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e dhënë nga sektori financiar kishte vlerën e 20.6 miliardë lekëve, në nivele të përafërta me shtatorin.

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kredia e re pësoi një rënie të lehtë me 5%. Për 10 mujorin 2020, kredia e re për ekonominë kishte vlerën e 187 miliardë lekëve, në rënie me 6.3% krahasuar me një vit më parë.

Deri tani, kreditimi i ekonomisë duket se është prekur në mënyrë të pjesshme nga pasojat e krizës ekonomike të lidhur me pandeminë. Rënia e kredisë së re ka qenë më e fortë tek individët, me 10.5%, ndërsa për bizneset rënia është rreth 5.9%. Sidoqoftë, vlen të theksohet se rënia e kredisë për individë erdhi sidomos në periudhën e mbylljes së ekonomisë, ndërsa pas qershorit huadhënia në këtë segment i është rikthyer ritmeve normale. Tek biznesi, ngërçi i muajve të mbylljes është kompensuar pjesërisht nga mbështetja me skemat e garancisë sovrane. Sipas Bankës së Shqipërisë, deri në fund të shtatorit, kredia e mbuluar me garanci nga qeveria kishte vlerën e rreth 50 milionë eurove.

Megjithëse duket se kreditimi paraqitet i kënaqshëm për rrethanat që po kalon ekonomia, shifrat e kredisë së re mund të mos japin një ide plotësisht të saktë të flukseve reale të kredisë që injektohet në ekonomi. Kjo sepse një pjesë e konsiderueshme e kredisë janë rifinancime ose zhvendosje të kredive nga njëra bankë tjetra, për kushte më të favorshme. Bankat që i blejnë këto kredi i raportojnë si disbursime të reja dhe në statistika ato llogariten si të tilla.

Në total, stoku i kredisë për ekonominë pësoi një rënie me rreth tre miliardë lekë në muajin tetor. Por, kjo erdhi kryesisht nga tkurrja me rreth katër miliardë lekë e stokut të kompanive publike. Me sa duket, kjo ka ardhur si pasojë e mosrinovimit të një pjese të overdrafteve të maturuara të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Edhe portofoli i kompanive private pësoi një rënie me 1 miliardë lekë. Përfundimi i moratoriumit ka sjellë rifillimin gradual të pagesave dhe ky faktor tashmë ka nisur të ketë një ndikim në rritje në amortizimin e portofolit ekzistues. Por, pozitiv për tetorin është rritje e mëtejshme me dy miliardë lekë e stokut të kredisë për individët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të tetorit portofoli kishte vlerën e 592 miliardë lekëve ose rreth 4.8 miliardë euro. Me bazë vjetore, kredia vazhdon të qëndrojë në rritje, me rreth 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditimi individëve dhe bizneseve private ka ritme rritjeje pranë nivelit të 6%, ndërsa rritja mesatare është ulur nga tkurrja me pothuajse 40% e portofolit të kompanive publike.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisekredia e reMonitorrenie
Previous Post

Dhjetëfishohet çmimi i termometrit në vend, prej kërkesës së lartë dhe standardeve të reja

Next Post

Arrestohet ylli i muzikës greke, Notis Sfakianakis! Këngëtari u kap me kokainë dhe pistoletë

Related Posts

Foto ilustruese

Punonjësit me arsim të lartë paguhen 110% më shumë se ata me fillore

01/03/2021
Kurimi i COVID-19, Roland Shuperka jep shifra tronditëse: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro pa llogaritur ushqimin

Kurimi i COVID-19, Roland Shuperka jep shifra tronditëse: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro pa llogaritur ushqimin

27/02/2021
Stambolli, Egjipti dhe Dubai, vendet ku shqiptarët pushuan gjatë 2020/ Pse agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia?

Stambolli, Egjipti dhe Dubai, vendet ku shqiptarët pushuan gjatë 2020/ Pse agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia?

27/02/2021
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat, kosto shtesë edhe për familjarët

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat, kosto shtesë edhe për familjarët

25/02/2021
100 projektet që thithën fondet e buxhetit të 2020, nga rindërtimi dhe rrugët te koncesionet

100 projektet që thithën fondet e buxhetit të 2020, nga rindërtimi dhe rrugët te koncesionet

24/02/2021
Fiskalizimi, deri tani janë lëshuar 107 mijë fatura elektronike

Fiskalizimi, deri tani janë lëshuar 107 mijë fatura elektronike

24/02/2021
Next Post
Notis Sfakianakis

Arrestohet ylli i muzikës greke, Notis Sfakianakis! Këngëtari u kap me kokainë dhe pistoletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

OBSH autorizon AstraZeneca, i hap rrugën shpërndarjes së dozave

Miliona doza të AstraZeneca, pse Gjermania ndryshon radhën e vaksinimit, ja çfarë do ndodhë tani

03/03/2021
Dënimi i Nicolas Sarkozy, DW: Në Francë nuk është askush mbi ligjin

Dënimi i Nicolas Sarkozy, DW: Në Francë nuk është askush mbi ligjin

03/03/2021
Fitoi gjyqin kundër medias britanike, Meghan Markle kompensohet me shumën marramendëse

Fitoi gjyqin kundër medias britanike, Meghan Markle kompensohet me shumën marramendëse

03/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.