• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kreditë me probleme bien poshtë kufirit të 7%, në nivelin më të ulët prej janarit 2009

08/10/2021
in Ekonomi
0
Kreditë me probleme bien poshtë kufirit të 7%, në nivelin më të ulët prej janarit 2009

Raporti i kredive me probleme në fund të muajit gusht shënoi një rekord të ri në rënie për 12 vitet e fundit.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në nivelin 6.9%. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar që prej muajit janar 2009. Pas pandemisë, rritja e raportit të kredive me probleme ishte një nga shqetësimet kryesore për bankat dhe rregullatorët. Në fillimet e pandemisë, Banka e Shqipërisë parashikonte në analizat e saj të brendshme se raporti i kredive me probleme mund të rritej deri në 15%.

Deri tani, ecuria e raportit të kredive me probleme po shfaqet dukshëm më e mirë se të gjitha parashikimet. Vitin e kaluar, raporti rezistoi në nivele të qëndrueshme, edhe falë masave administrative për menaxhimin e situatës, siç ishin shtyrja e pagesave apo ristrukturimi i kredive pa përkeqësuar statusin e huamarrësit. Masat që lehtësonin ristrukturimet ishin në fuqi deri në fund të muajit mars të këtij viti dhe për shkak të afateve standarde për klasifikimin e kredive me probleme pritej që efekti i tyre të vërehej duke filluar nga mesi i këtij viti.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje raporti i kredive me probleme ka vazhduar të ulet më shumë. Përmirësimi i ekonomisë reale me ritme edhe më të mira se parashikimet duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë së protoflit të bankave. Për tremujorin e dytë 2021, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 17.9%, ndërsa në vlerë absolute tejkaloi nivelet e vitit 2019, para pandemisë. Përmirësimi ekonomisë vlerësohet se ka shëndoshur bilancet dhe aftësinë paguese të subjekteve huamarrëse.

Në mesin e këtij viti, Banka e Shqipërisë vlerësonte se stoku i kreidve me probleme kishte vlerën e 370 milionë eurove ose 11% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Kjo tregon se masat e përkohshme në përgjithësi e kanë arritur qëllimin e tyre, që ishte dhënia e kohës së mjaftueshme që gjendja financiare e huamarrësve të rimëkëmbej nga pasojat e pandemisë. Që nga mesi i vitit të kaluar deri në mesin e këtij viti, sektori bankar ristrukturoi 27 miliardë lekë. Pjesa dërrmuese e kredisë së ristrukturuar, rreth 90%, është kredi e marrë nga bizneset.

Një rol po aq të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme ka pasur rritja e kreditimit. Në fund të muajit gusht, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 631.8 miliardë lekë, në rritje me 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zmadhimi i portofolit total të kredisë ka ndihmuar në uljen e peshës relative të portoflit të kredive të këqija. Nga ana tjetër, vijimësia e kreditimit ka ndikuar raportin e kreidve edhe në kuptimin cilësor, sepse vijimësia e mbështetjes financiare ka ndihmuar aktivitetin normal ekonomik të sektorit privat./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisekredite me problemepandemia
Previous Post

Nëndetësja bërthamore amerikane godet një objekt në Detin e Kinës Jugore, disa të plagosur

Next Post

Tensionet Tajvan-Kinë rrisin shqetësimet

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Tensionet Tajvan-Kinë rrisin shqetësimet

Tensionet Tajvan-Kinë rrisin shqetësimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.