Specilisti i Shëndetit Publik, Roland Shuperka ka folur në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv për kostot sesa kushton realisht trajtimi i COVID19 në Shqipëri, që sipas tij përllogaritet minimalisht 1 mijë euro.
I pyetur nga gazetarja Klaudja Karabolli për kostot e fshehura eksperti u shpreh se trajtimi i COVID 19 sipas tij kushton shumë herë më shumë sesa rimbursimi që shteti bën për kurën. Shuperka theksoi se një komponent i trajtimit që rëndon xhepat e qytetarëve është edhe trajtimi me regjimin ushqimor special për të marrë të gjitha vlerat e nevojshme për rikuperim.
Shuperka thotë ndër të tjera se Ministria duhet të kishte përgatitur grupe të gatshme operative me infermier për të bërë injeksionet në shtëpi.
“ Një infermier paguhet 5 mijë lekë të vjetra në ditë privatisht nga pacientët. Shteti nuk e llogarit këtë shërbim, është e tmerrshme sip o e menaxhojnë familjet shqiptare”– shprehet eksperti Shuperka.