Moti i keq që shoqëroi rajonin duke prekur edhe vendin tonë ditën e sotme, do të jetë prezent edhe gjatë të hënës. Mediat greke bëjmë me dije se moti i keq do të shoqërojë Greqinë qendrore dhe veriore edhe gjatë të hënës me shi, stuhi të forta dhe në disa zona me breshër.
Të hënën deri në orët e pasdites fenomeni natyror i konsideruar si “Liqeni i Ftohtë” pritet të godasë Thesalinë dhe Sporadet. Masat ajrore pritet të lëvizin në të gjithë rajonin, përfshirë edhe pjesën qendrore të Shqipërisë.
Në pjesë tjetër të vendit, priten vetëm disa reshje lokale. Erërat në perëndim dhe jug do të fryjnë nga drejtimet perëndimore dhe në pjesën tjetër në drejtimet jugore. Temperaturat pritet të shënojnë një ulje të ndjeshme në të gjithë vendin.