• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Maqedoni e Veriut/ Dimitar Kovaçevski, kryetar i ri i Lidhjes Social Demokrate

13/12/2021
in Rajon
0
Maqedoni e Veriut/ Dimitar Kovaçevski, kryetar i ri i Lidhjes Social Demokrate

Lidhja Social Demokrate (LSDM) zgjodhi kryetarin e ri të partisë në votime të drejtpërdrejta nga një trup prej mbi pesëdhjetë mijë anëtarësh. Dimitar Kovaçevski është kryetar i ri i social-demokratëve, i cili mori mbi 37 mijë vota.

Dy garuesit e tjerë për kreun e partisë, Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski morën rreth 3300 dhe 2800 vota përkatësisht. Votimi u bë nëpër organizatat komunale të partisë në të gjithë vendin. Më parë, kryetari zgjidhej nga kongresi i partisë.

Zgjedhja e kryetarit të ri u imponua për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale para disa javësh. Kovaçevski gëzonte mbështetjen e fuqishme të Zaev dhe të disa zyrtarëve të lartë të LSDM-së.

Në një konferencë me gazetarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i ri Kovaçevski tha se do të vazhdojë rrugën e pararendësit të tij Zoran Zaev për zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut. “Sot fitoi LSDM-ja, ndërsa prej nesër duhet t’i përvishemi punës, sepse qytetarët presin nga ne, që të punojmë me përgjegjësi dhe me përkushtim”, theksoi ai.

Kovaçevski tha se do t’i japë përparësi kthimit të unitetit brenda partisë dhe se programet sociale e demokratike të saj duhet të jetësohen në praktikë brenda shtetit. Ai theksoi parimin për një shans të drejtë dhe hapjen e partisë dhe institucioneve për ata, të cilët kanë kapacitet profesional. Rivali i tij, Jovan Despotovski, i cili është drejtor i një agjencie shtetërore, e hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes së tij në qeverinë e re me një post ministror. Ai tha se do të qëndrojë anëtar i thjeshtë i partisë. Ndërkaq, ish-nënkryetarja social-demokrate Remenski u shpreh se “edhe më tej do të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Kreu i ri i social-demokratëve aktualisht është zëvendës-ministër i Financave. Ai e merr drejtimin e partisë në një kohë të vështirë si në aspektin shëndetësor, ndërsa vendi është ndër më të prekurit në rajon nga pandemia e Covid-19, po ashtu edhe në aspektin e vështirësive ekonomike dhe krizës energjetike.

Kryetari i ri i LSDM-së pritet të marrë edhe mandatin për formimin e qeverisë së re, përkatësisht të një riformatimi të pritshëm të kabinetit, ku krahas Lidhjes Social Demokrate me partnerët e saj të vegjël dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Partisë Demokratike Shqiptare, do të përfshihet edhe partia Alternativa.

Ndërkohë, partia tjetër më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE e opozitës po të dielën në Kongresin e 17 të saj rizgjodhi kryetarin aktual, Hristijan Mickovski për një mandat të dytë. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë post. 489 nga 493 delegatët e pranishëm në Kongres, votuan për rizgjedhjen e zotit Mickovski.

Duke folur para delegatëve ai theksoi nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, teksa tha se “populli me padurim pret të dëgjojë për vendime për ndryshime, për një vizion që nuk do të shndërrohet në gënjeshtër dhe për një qasje ndryshe në politikë”. Ai shtoi se partia e tij do të sjellë ndryshime. “Ne, tha ai, jemi opsioni të cilit populli dëshiron t’i besojë dhe duhet të bëjmë çmos që (populli) të mbështetet tek ne.” Partia ka paralajmëruar një doktrinë të re; ndryshime të zyrtarëve të saj dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë financiare të vetë partisë.

Tags: ditmar kovacevskilidhja sociale demokratemaqedoni e veriut
Previous Post

Bie konsumi në restorante/ Shoqata: Pastrimi i parave ka shtuar hapjen pa kriter të tyre dhe ka rritur pasigurinë e konsumatorit

Next Post

Raportimi i VOA: Situatë e nderë në PD, luftë nervash dhe force

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Raportimi i VOA: Situatë e nderë në PD, luftë nervash dhe force

Raportimi i VOA: Situatë e nderë në PD, luftë nervash dhe force

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kapet fieraku me karabinë, kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh në Fier

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Basha: Shqipëria i ka besuar PPP-ve, e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.