Kosovë- Shkollat dhe universitetet mbyllin dyert në Kosovë.
Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve nga koronavirusi, qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që mësimi në shkolla dhe universitete të zhvillohet online.
“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së,”- thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Masat e reja në Kosovë do të hyjnë në fuqi ditën e premte në 13 nëntor.