Itali- Orët e para të këtij mëngjesi ka nisur një operacion ‘Blitz’ nga policia italiane. Operacioni do të shtrihet në kontrollet e objekteve që i përkasin familjeve të Ndraghetas. Arena-Nicoscia të Isola di Capo Rizzuto dhe familjes Mannolo të San Leonardo di Cutro, në zonën e Crotone.
Media italiane ‘Tgcom24‘ raporton se familjet e Ndraghetas akuzohen për mbajtje të paligjshme armësh dhe municionesh.
MEGA-Operacioni shtrihet në disa vende, si: Bergamo, Catanzaro, Cosenza, Milano, Novara, etj. Hetimet u koordinuan nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut Catanzaro, drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri.