• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pandemia zgjeroi deficitet buxhetore kudo në Europë, Shqipëria ndër vendet me rritje të lartë

22/04/2021
in Ekonomi
0
Deficiti buxhetor arrin rekordin, 590 milionë euro për 11-mujorin, frenohen shpenzimet

Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020, deficiti buxhetor në zonës së euros ashtu edhe i BE u rrit ndjeshëm duke shkuar në 7.2% e PBB-së nga 0.5% për qind e që ishte me 2009. Edhe Shqipëria si një nga vendet më të varfra të Europës përjetoi një zgjerim të deficit buxhetor me 7% të PBB-se një nga nivelet më të larta Europiane.

Në zonën e euros, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së u rrit nga 83.9% në fund të vitit 2019 në 98.0% në fundin e vitit 2020, dhe në BE borxhi publik shënoi nga 77.5% në 2019 në 90.7% më 2020.

Në Shqipëri rritja e borxhit gjatë pandemisë ishte gjithashtu e lartë me 11.6 pikë përqindje, duke arritur në fund të vitit 2020 në 77.8 për qind nga 66.2 për qind që kishte arritur treguesi në fund të vitit 2019.

Në të gjithë Europën shtetet raportuan zgjerim të deficiteve buxhetore. Deficitet më të larta u regjistruan në Spanjë (-11.0%), Maltë (-10.1%), Greqi (-9.7%), Itali (-9.5%), Belgjikë (-9.4%), Francë dhe Rumani (të dy -9.2%), Austria (-8.9%), Sllovenia (-8,4%), Hungaria (-8,1%), Kroacia dhe Lituania (të dyja -7,4%) dhe Polonia (-7,0%), Shqipëria (- 7%).

Të gjithë shtetet anëtare, përveç Danimarkës (-1.1%), kishte deficite më të larta se 3% të PBB-së.

Në të kundërt në fund të vitit 2020, raportet më të ulëta të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së u regjistruan në Estoni (18.2%), Luksemburg (24.9%), Bullgari (25.0%), Çeki (38.1%) dhe Suedi (39.9%).

Katërmbëdhjetë shtete anëtare i kishin raportet e borxhit më të larta se 60% të PBB-së. Edhe Shqipëria e kishte borxhin publik 17.5 pikë përqindje më shumë se ky kufi. Borxhi publik shënoi nivele të larta në Greqi (205.6%), Itali (155.8%), Portugali (133.6%), Spanja (120.0%), Qipro (118.2%), Franca (115.7%) dhe Belgjika (114.1%).

Në vitin 2020, shpenzimet e qeverive në zonën e euros ishin ekuivalente me 54.1% të PBB-së dhe të ardhurat ishin mesatarisht në nivelin për 46.8% e PBB-së.

Kudo në Europë shpenzimet u rriten me ritme më të larta se të ardhurat, duke u bërë shkak për zgjerimin e deficiteve buxhetore.

Shqipëria e ka kaluar pragun ku borxhi publik duhet t’i shërbente rritjes ekonomike dhe tani, në dekadën e katërt të tranzicionit, rritja ekonomike do të vihet në dispozicion të shlyerjes së borxhit. Ngjarjet e pazakonta, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19 e çuan borxhin në 77.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2020.

Duke shtuar faturën e detyrimeve të prapambetura dhe borxhin e papërllogaritur të financimit të koncesioneve treguesi real shkon në mbi 84% të PBB-së. Në një kohë që hapësira fiskale prej nivelit të lartë të taksave është konsumuar dhe Shqipëria nuk po nxit një model ekonomik të orientuar nga produktiviteti, borxhi do të shndërrohet në një barrë të rëndë për rritjen e ekonomike, kapitalin e punës, investimet dhe kapitalin njerëzor. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 10 vitet e fundit, borxhi është rritur me ritme shumë të larta se ekonomia.

Marrë nga Monitor.al

Tags: deficit buxhetoreuropepandemiashqiperi
Previous Post

Dëshmia nga salla e gjyqit e autorit të masakrës brenda xhamisë në Tiranë: Nuk doja ta bëja, më kanë marrë lekë

Next Post

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, mediat greke: Ndërhyrje e paprecedentë e Erdogan në fushatën zgjedhore të Ramës

Related Posts

Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Faza e parë e Portit të ri në Porto Romanos tenderohet këtë vit, objektet që përfundojnë deri më 2025

Faza e parë e Portit të ri në Porto Romanos tenderohet këtë vit, objektet që përfundojnë deri më 2025

26/01/2023
BB: Katër drejtimet për t’iu përgjigjur krizës së çmimeve të ushqimeve

Shqipëria ka pagat më të ulëta, por çmimet e ushqimeve janë ndër më të lartat në rajon

25/01/2023
komisioni i ekonomise

Miratohet Akti Normativ për Pakon e Madhe te ‘Ekonomia’! Braçe e opozita kërkojnë ministren: Pse nuk u mbështetën fermerët

24/01/2023
Next Post
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, mediat greke: Ndërhyrje e paprecedentë e Erdogan në fushatën zgjedhore të Ramës

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, mediat greke: Ndërhyrje e paprecedentë e Erdogan në fushatën zgjedhore të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Ditë rikuperimi për ndjenjat e kësaj shenje…’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 27 janar 2023

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.