Këshilli i Qarkut i Bashkisë së Kukësi vendosi t’i heqë sot titullin “Qytetar Nderi” publicistit të njohur në Kosovë, Veton Surroi, i dhenë në vitin 2015.
Kryebashkiaku Safet Gjici tha se Surroi flet kundër UÇK-së dhe shtetit të Kosovës për “interesa meskine”.
“Jo vetëm ai ka marrë një titull për të mbrojtur luftën në Kosovë, për të mbrojtur UÇK-në, madje madje ka shkuar deri atje sa ka dhenë kontribut për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai po bënë fushatë mediatike kundër ushtarëve të UÇK-së. Do t’ia heqim sot. Ai flet gjithë ditën kundra, kundra asaj për të cilën ka marrë “Nderi i Qarkut” nga ana jonë. Ai i bie ndesh vetes. Ne ti lëmë Nderi i Qarkut atij kur i bie ndesh Kosovës, shtetit të Kosovës për interesa të veta meskine që mund të kenë aty. Ky motivacion bie ndesh për atë që i kemi dhënë”, tha Gjici në mbledhjen e Këshillit të Qarkut.
Por në një reagim në rrjetet sociale, ai zgjodhi të kërkojë ndjesë duke e konsideruar veprim të nxitur mbledhjen e zhvilluar.
Postimi në Facebook:
Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut, lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.
Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.