• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Përkeqësohet parashikimin për ekonominë e Shqipërisë”/ Instituti i Vjenës: Rënia 6,4% më 2020

20/11/2020
in Ekonomi
0
“Përkeqësohet parashikimin për ekonominë e Shqipërisë”/ Instituti i Vjenës: Rënia 6,4% më 2020

Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare rimëkëmbja e ekonomive të Evropës Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria do të jetë e ngadaltë dhe do të varet nga suksesi në menaxhimin e pandemisë pa aplikuar masat bllokuese, si dhe nga vazhdimi i mbështetjes me masa nga qeveritë. Në parashikimet e reja, Instituti i Vjenës raporton se, ekonomia e Shqipërisë do të shënojë rënie me 6.4 për qind nga -5 për qind që ishin parashikimet e majit 2020, ndërkohe që ka rritur pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë në vitin 2021 me 0.8 pikë përqindje. Sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e vendit do të rritet me 4.6 për qind vitin që vjen. Në rajon rënien më të madhe të ekonomisë pritet ta ketë  Mali i Zi me 9 për qind për shkak të varësisë së lartë nga turizmit, Pas Malit të zi e dyta në rajon për thellësinë e rënies është Shqipëria dhe më pas Maqedonia. Më butë do të jetë rënia për Serbinë, pasi ekspertët e Vjenës parashikojnë një tkurrje me 2 për qind.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se shumica e ekonomive në Europën Lindore i rezistoi valës së parë të pandemisë më mirë sesa Evropa Perëndimore, por shumë ekonomi në rajon si Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria i ndjenë më shumë pasojat për shkak ekspozimit të lartë ndaj sektorit të turizmit. Mirëpo, vala e dytë përshpejtuese e pandemisë solli rivendosjen e bllokimeve, të cilat mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm, duke e bërë të sigurt tashmë rënien e thellë.

Ekonomistët e Vjenës besojnë se, perspektiva afatmesme është jashtëzakonisht e pasigurt. Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 4.5% këtë vit, rajoni duhet të rritet me 3.1% në 2021 dhe me 3.3% në 2022. Në këtë skenar vetëm Lituania, Serbia dhe Turqia do të arrijnë nivelet e 2019 para vitit 2022, ndërsa Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria do të duan më shumë kohë. Përveç potencialit për bllokime më të rrepta në muajt e dimrit, pandemia do të lërë pasoja afatgjata në konsum, duke i çuar në  depresion disa shërbime, të tilla si aviacioni, hotelet dhe rekreacioni.

Instituti i Vjenës këshilloi se, mbështetjet e mëtejshme nga qeveritë janë të nevojshme në të gjithë rajonin. Pas heqjes së masave bllokuese në tremujorin e tretë tregtia me pakicë u rrit e nxitur nga blerjet e munguara gjatë bllokimit, dhe zinxhirët ndërkombëtarë të prodhimit rifilluan funksionimin. Megjithatë, nivelet e para krizës së aktivitetit ekonomik nuk janë arritur. Përveç kësaj, vala e dytë e pandemisë, e cila filloi në shumë vende të CESEE në shtator, ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e sistemeve të kujdesit shëndetësor për të përballuar numrin në rritje të shtrimeve në spital.

Në skenarin bazë, i cili supozon se një vaksinë do të frenojë pandeminë pa nevojën e bllokimeve të gjata, ekonomitë e CESEE parashikohet të rriten mesatarisht me 3.1% në 2021 dhe 3.3% në 2022./MONITOR

Tags: ekonomia pas pandemiseekonomia shqiptareinstituti i vjenesrenie
Previous Post

Mbyllja e Kapshticës, PAMJET nga rradhët e gjata të kamionëve në pikën kufitare

Next Post

Vaksina e Pfizer mund të fillojë të shpërndahet brenda muajit dhjetor

Related Posts

Barometri: Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet, 92% i konsiderojnë të larta

Barometri: Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet, 92% i konsiderojnë të larta

05/07/2022
Kredia e re në euro u rrit me 35% për 10 mujorin 2021

Kredia e re për ekonominë, në nivelet më të larta të shtatë viteve të fundit

03/07/2022
Depozitat, në stanjacion edhe për majin

Depozitat, në stanjacion edhe për majin

03/07/2022
74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj

01/07/2022
Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të punësisë, Kukësi dhe Gjirokastra më të ulëtën

Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të punësisë, Kukësi dhe Gjirokastra më të ulëtën

30/06/2022
BB: Vlera e eksporteve të domateve mund të trefishohet duke ndryshuar tregjet

BB: Vlera e eksporteve të domateve mund të trefishohet duke ndryshuar tregjet

29/06/2022
Next Post
Foto ilustruese

Vaksina e Pfizer mund të fillojë të shpërndahet brenda muajit dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Shprehuni me partnerin për shqetësimet tuaja!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 1 korrik 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘E hëna nis mbarë për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet me tre lekë çmimi i naftës dhe gazit! Benzina rritet me tre lekë

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

05/07/2022
Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

Heroinë në kuti shkrepësesh dhe 2.6 milionë lekë, arrestohen dy trafikantët në Fier

05/07/2022
Përfshihet nga flakët një dyqan në Tiranë, nuk raportohen të lënduar

Digjet banesa në Vlorë/ Gjithçka e mbuluar nga tymi, banorët në panik

05/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.