• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Publikohet ekspertimi ekonomik i SPAK për inceneratorin Elbasanit: Paratë janë arkëtuar sërish nga Albtek

08/12/2022
in Ekonomi
0
Foto ilustruese nga inceneratorët

Foto ilustruese nga inceneratorët

Kompanitë nënkontraktore të shoqërisë koncensionare të inceneratorit të Elbasanit, Albtek, i kanë kthyer sërish paratë tek Klodian Zoto, ndërsa një pjesë tjetër e faturave të lëshuara nuk janë likujduar fare nga Albtek. Ky është konkluzioni i ekspertit ekonomik të SPAK, Ismail Lleshi. Ekspertiza e siguruar arrin në përfundimin se paratë e xhiruara ndërmjet llogarive janë shpenzuar si investim te inceneratori, duke mos provuar dot akuzat për abuzim dhe devijim të parave publike. Eksperiza arrin në konluzionin tjetër se gati gjysma e faturave të lëshuara nga kompanitë nënkontraktore nuk janë ekzekutuar nga Albtek, pra nuk kemi lëvizje parash. 

Ekpertiza financiare e Ismail Lleshit përputhet me konkluzionet e aktit të vlerësimit të ekspertes tjetër të SPAK, Luiza Bala, e cila arrin në konkluzionin se inceneratori i Elbasanit është ndërtuar në përputhje më kontratën dhe se nuk ka punime fiktive. Madje sipas aktit të vlerësimit inceneratori ka kushtuar 22 mijë euro më shumë se sa është paguar nga buxheti i shtetit.

Dy raportet, pjesë e hetimit të SPAK, konfirmojnë se kemi të bëjmë me një skemë avazioni fiskal, një veprimtari kjo e hetuar dhe ndëshkuar nga gjykata e Durrësit që në vitet 2018-2020.

Por, nga ana tjetër, kthimi i parave të Albtek hedh poshtë pretendimet për korrupsion, pastrim parash dhe ndarje të parave publike. 

Ndërkaq. SPAK ka sekuestruar të dhëna nga tre kompjuterat dhe telefoni i sekuestruar i Klodian Zotos për dosjen e hetimit të inceneratorit të Elbasanit. Nga materialet e sigugura nuk është gjetur asnjë e dhënë që të provojë akuzën e korrupsionit ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Provat e gjetura janë në një linjë me dy ekpertizat, duke konfirmuar vetëm evazionin fiskal.

Raporti i Ismail Lleshit rrëzon akuzat e opozitës 

Sipas kallëzimit të LSI-së, kthyer më pas në akuzë nga SPAK, kompania ‘Bellar Inert’ është e lidhur me Lefter Kokën dhe se ka përfituar para nga shoqëria koncensionare Albtek e inceneratorit të Elbasanit, duke kryer punime fiktive.

Nga hetimi i vetë SPAK-ut rezulton se kompania e inceneratorit Albtek ka kaluar në llogaritë e ‘Bellar Inert’ përmes një banke të nivelit të dytë, shumën 2 500 000 lekë. Më pas kompania ‘Bellar Inert’ ka kthyer në arkën e kompanisë Albtek shumën 2 400 000 lekë, pra 10 000 lekë më pak. Në të njëjtën formë kanë vepruar edhe kompanitë Shijaku, Xhevi etj., të cilat kanë tërhequr cash nga banka paratë që u ka dhënë Albtek, duke ia kthyer Albtek.

I njëjti gjyqtar që ka firmosur arrestimin e ish ministrit Lefter Koka, ka dënuar më parë administratorët dhe pronarët e disa kompanive të përfshirë në evazion fiskal, duke argumentuar në vendim se paratë merreshin nga Albtek dhe i ktheheshin cash kompanisë, duke përfituar nga TVSH-ja. Tashmë gjyqtari mendon se paratë kanë shkuar për Lefter Kokën.

Ardi Xhaferi është pronar i kompanisë ‘TGV&T’, e cila ka marrë rreth 600 mijë USD nga kompania Albtek e inceneratorit të Elbasanit. Ardi Xhaferi pretendohet se është i lidhur me Lefter Kokën.

Ardi Xhaferi është dënuar me 6 vite burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Ardi Xhaferi ka marrë paratë dhe i ka kthyer sërish, në funksion të skemës së përfitimit me TVSH-në. Sot, ky evazion fiskal i dënuar një herë, i faturohet Lefter Kokës si korrupsion dhe pastrim parash. Edhe Regan Merdani, pronar i “SG LOGISTIC”, i cili akuzohet si i kontrolluar nga Lefter Koka, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Dashamir dhe Vjollca Ymeraj, pronarë të kompanive fiktive në Laç, të denoncuar nga Monika Kryemadhi në korriku të këtij viti për përfitim të parave nga kompania e inceneratorëve, janë hetuar që në vitin 2019 dhe dënuar në vitin 2020. Dashamir Ymeraj është dënuar madje me 6.8 vite burg.

Janë të paktën 200 kompani të përfshira në një skemë të tillë evazioni fiskal për të përfituar 20 % e TVSH-së. Report Tv do të sjellë në vijim edhe vendimet e gjykatave për dënimin me burg për pronarëve të kompanive të përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH-në.

Tags: albanewsalbtekinceneratoret e elbasanitspak
Previous Post

‘Për çiftet është një ditë jo e mirë!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 8 dhjetor 2022

Next Post

Me syze të errëta, Berisha del në publik dy ditë pas 6 dhjetorit, takon ish-Presidentin kroat: Më dhunoi një informator policie

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Me syze të errëta, Berisha del në publik dy ditë pas 6 dhjetorit, takon ish-Presidentin kroat: Më dhunoi një informator policie

Me syze të errëta, Berisha del në publik dy ditë pas 6 dhjetorit, takon ish-Presidentin kroat: Më dhunoi një informator policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.