• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Qeveria teston emetimin e një obligacioni 15-vjeçar më 8 nëntor

21/09/2021
in Ekonomi
0
Qeveria teston emetimin e një obligacioni 15-vjeçar më 8 nëntor

Ministria e Financave ka planifikuar të testojë tregun e letrave me vlerë, duke emetuar një obligacion 15-vjeçar për shërbimin e borxhit të brendshëm.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, ankandi do të hapet më datë 8 nëntor 2021, ku fillimisht synohet sigurimi i një vlerë prej 1 miliard lekësh.

Afati më i gjatë i maturimit i aplikuar deri më tani është obligacioni 10-vjeçar, ndërkohë që gjithnjë e më shumë borxhi afatgjatë po rrit peshën në strukturën e borxhit.

Borxhi i brendshëm deri në fund të qershorit 2021 arriti në 669, 4 miliardë lekë, nga ku 67,6% ishte i emetuar në obligacione, ose 453 miliardë lekë. Nga shuma totale e borxhit të brendshëm, 101 miliardë janë të mbajtura në obligacione 10-vjeçare, të cilat përbëjnë 15% të stokut të borxhit te brendshëm në fund të qershorit 2021.

Zgjatja e afateve të maturimit në 15 vite e bën më të lehtë administrimin e shërbimit të borxhit dhe ushtron presion në uljen e normës së interesit, sipas financave.

Shpenzimet për interesa të borxhit shtetëror ndaj të ardhurave tatimore dhe PBB, gjatë viteve të fundit kanë ndjekur një trajektore rënëse, duke përjashtuar këtu vitin 2018 dhe vitin 2020.

Gjatë vitit 2018, është shënuar rritje e shpenzimeve për interesa e cila është ndikuar kryesisht nga rritja e stokut të borxhit në vlerë absolute dhe efekti i parablerjes së Eurobond-it që maturohet në vitin 2020.

Gjatë vitit 2020, shpenzimet e interesave në vlerë pësuan rritje rreth 1 miliard Lekë krahasuar me fundin e vitit 2019 për shkak të ndikimeve të pandemisë dhe rritjes së nevojës për financim.

Kosto mesatare e borxhit të brendshëm (norma mesatare e ponderuar) ka ardhur në rënie, megjithëse në portofolin e borxhit është rritur ndjeshëm përqendrimi i titujve afatgjatë. Ulja e kostos mesatare ka ardhur për shkak të rënies së vazhdueshme të normave të interesit në tregun e brendshëm dhe zëvendësimit të borxhit që maturohet me norma interesi më të favorshme. Në dallim nga borxhi i brendshëm, kosto mesatare e borxhit të jashtëm ndër vite ka qenë më e qëndrueshme.

Portofoli i borxhit të jashtëm ka kosto më të ulët se borxhi i brendshëm, pasi burimet dypalëshe dhe shumëpalëshe të huamarrjes së huaj kanë mundësuar terma të favorshme financimi, ndërkohë që edhe instrumentet e tregtueshme si Eurobond-i emetohen në tregje shumë më konkurruese dhe likuide se tregu vendas

Gjatë vitit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka emetuar në tregun e brendshëm tituj shtetërorë në vlerën 349.7 miliardë lekë, nga të cilat 223.9 miliardë Lekë nëpërmjet titujve afatshkurtër dhe 125.8 miliardë lekë nëpërmjet titujve afatgjatë. Rreth 86.1% e huamarrjes së brendshme ka shërbyer për rifinancimin e titujve ekzistues dhe pjesa tjetër për të shërbyer nevojat buxhetore të planifikuara në rritje kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga pikëpamja e investitorëve, baza e investitorëve, vijon të jetë e përqendruar në mbi 60% tek sektori bankar duke e bërë portofolin e borxhit të brendshëm të ndjeshëm ndaj risqeve sistemike që mund të paraqesë ky sektor./B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

Marrë nga Monitor.al

Tags: letrat me vlereministria e financaveobligacione
Previous Post

Presidenti i Kroacisë e quan Vuçiçin nxitës të luftës, ministri i Brendshëm serb i del në mbrojtje

Next Post

AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit

AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.