Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në një javë 60 persona kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson se kryeministri Edi Rama është i pandjeshëm për situatën dhe dëfrehet duke bërë meme në instagramin e tij.
“Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”, shkruan Basha.