TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbështetur Hashim Thaçin në rrugën e tij për tu përballur me akt-akuzat e ngritura nga Dhoma e Specializuar në Hagë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Thaçi ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë.
Këtë proces, kryeministri e cilëson absurd, teksa shton se do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.
“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj,“- shkruan Rama.
Sot ka dhënë dorëheqjen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Pas konfirmimit të akt-akuzës ai dha dorëheqjen teksa shtoi se në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë. Bashkë me të në Hagë janë nisur edhe Rexhep Selimi e Kadri Veseli. EULEX zbarkoi dje në shtëpinë e Jakup Krasniqit të cilin e vuri në pranga. Operacioni vijon, priten arrestime të tjera.